E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama frike nga kundershtaret shmang Gjykaten Administrative

Rama refuzon mbledhjen e grupit asnje diskutim per gjykaten. Bojkotojne ligjet PS padi per rrogat Kuvendi tregon rregulloren.

Mbledhja e grupit parlamentar socialist nuk perfshiu ne axhenden e diskutimeve te saj ligjin per Gjykaten Administrative. Keshtu edhe nje here socialistet nuk kane marre per baze verejtjet e shumta te ardhura nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe thirrjet e njepasnjeshme te Kryeministrit Berisha per votimin e ketij ligji. Mungesa e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama ne drejtimin e mbledhjes duket se ka lidhje me kete ligj pasi ne mbledhjen e kaluar ka qene nje numer i konsiderueshem deputetesh me ne krye Ben Blushin dhe Arben Malajn te cilet kane kerkuar votimin e ketij ligji mjaft te rendesishem per biznesin shqiptar. Keshtu kryesocialisti kesaj radhe ka munguar ne mbledhje duke shmangur diskutimet dhe kerkesat ndaj tij dhe ne kete menyre ajo eshte drejtuar nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci. Nje pike e rendesishme e mbledhjes ishte edhe kerkesa e disa deputeteve per padi ndaj Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli per mosdhenien e rroges ndaj tyre. Por mesohet se pas disa ndryshimeve ne rregulloren e Kuvendit eshte vendosur qe te mos paguhen deputetet qe nuk marrin pjese ne votime nderkohe qe perfaqesuesit e opozites kane bojkotuar ne cdo rast seancat e votimit te vendimeve apo projektligjeve te kaluara ne Kuvend. Grupi parlamentar i PS-se eshte njohur gjate mbledhjes edhe me dokumentacionin e nje dite me pare te Keshillit te Imuniteteve dhe Mandateve ku nga mazhoranca u kerkua heqja e mandatit te Ilir Beqes. Mesohet se vete deputeti do te thote fjalen e tij diten e premte ne te njejten dite kur edhe mazhoranca pritet te marre vendim per ti kerkuar Gjykates Kushtetuese nderprerjen e mandatit te deputetit. Gjithashtu ne mbledhje u vendos edhe qe ne seancen e radhes ne Parlament diskutimet e PS-se te perqendrohen ne buxhetin faktik te vitit 2009 duke marre vendimin qe mos ta miratojne kete buxhet. Qendrimi i kesaj force politike edhe kesaj radhe ne seancen e dites se enjte do te jete i njejte vetem diskutime dhe jo votim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›