E Martë, 3 Nëntor 2026

Emergjencat kimike, biologjike e radiologjike – Ngrihen ekipet e para për ndërhyrjet e rrezikshme

Pas pandemisë dhe tërmetit nevoja për t’ju përgjigjur emergjencave me natyrë Kimike, biologjike dhe radiologjike  u rrit ndërkohë që profesionistët e vërtetë për këto lloj ndërhyrjesh mungojnë. Shqipëria , si çdo vend tjetër magazinon dhe transporton lëndë që përdoren si agjentë lufte të cilat mund të bëhen të rrezikshme  në një moment të caktuar e për këtë qëllim me mbështetjen e Bashkimit Evropian po ngrihet kapacitetet e para të qendrës më të re në “Mjekësisë Shkatërruese”.

“Shqipëria në një periudhë shumë të shkurtër do të ketë një rritje të kapaciteteve që do të kenë të bëjnë me emergjencat biologjike, kimike dhe radiologjike. Kështu ju do të keni në të gjithë vendin mjekë dhe infermierë gati për të ndërhyrë në këto lloj emergjencash  jo vetëm për t’ju përgjigjur rrezikut por edhe kërcënimit të përhapjes së kontaminimit dhe infeksioneve të ndryshme”, tha Skënder Brataj.

Grupi I parë i trajnerëve janë ata që do të shpërndajnë njohuritë tek të gjitha strukturat mjekësore spitalore dhe paraspitalore me qëllim që Shqipëria të ketë në fund të këtij procesi qendrën e parë e pavarur për emergjencat shkatërruese.

Gazetare S. Mlloja

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›