Emërim i gjyqtarëve, PD-LSI ligj për afatet e Presidentit
02/08/2010 Dy partitë qeverisëse synojnë tu japin fund debateve mbi dekretet. PS kundër
Anomalia në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ku katër anëtarëve prej muajsh u ka mbaruar mandati, përfshi edhe atë të kryetarit të tij, ka bërë që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim të risjellin në vëmendje, propozimin e hershëm të socialistëve lidhur me kompetencat e Presidentit të Republikës. Dy vjet më parë, gjatë diskutimeve për reformimin e sistemit të drejtësisë Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj propozoi që me ligj të përcaktohej një afat kohor për dekretimin nga kreu i shtetit të gjyqtarëve të rinj, apo dhe kryetarëve të gjykatave. Deri më tani kreu i shtetit nuk ka pasur një kufizim kohor për këto çështje.
Iniciativa
Pikërisht sot, pas shumë “fërkimesh” mes mazhorancës dhe kreut të shtetit për dekretet, si dhe akuzave për shkelje të Kushtetutës, pasi ka lënë pa kryetar Gjykatën Kushtetuese, rikthehet në diskutim hartimi i një dokumenti në formën e ligji apo rregullores për funksionimin dhe organizimin e institucionit të Presidentit. Burime nga dy partitë, aleate në qeveri, deklarojnë se ky ligj do tu jepte fund njëherë e mirë interpretimeve të ndryshme ligjore mbi veprimtarinë e presidentit. Kushtetuta ka disa nene që përcaktojnë qartë kompetencat e numrit një të Shtetit shqiptar, dhe disa ligje lidhur me këto kompetenca. Ajo që duket se mungon në dokumentet specifike që lidhen me dekretet, dekorimet, faljet apo dhënien e shtetësisë, janë pikërisht përcaktimet ligjore për dekretet e gjyqtarëve. Këtë vakum do të përpiqet të zgjidhë edhe PD, plotësimi i së cilës dhe pse dje u kërkua nga opozita, sot është ajo që deklarohet kundër kësaj nisme. “Për zgjidhjen e debatit ekzistues zgjidhja nuk ka pse te kërkohet tek hartimi i një ligji për presidentin. Duhet që shumica në pushtet të mësohet të respektojë ligjet në fuqi”, - tha nënkryetari i Grupit PS-së Saimir Tahiri gjatë një prononcimi për mediat.
Propozimi
Dy vjet më parë gjatë diskutimeve për reformën në sistemin e drejtësisë opozita kërkoi që kjo reformë të prekë dhe institucionin e Presidentit të Republikës, e konkretisht ato të drejta që ka kreu i shtetit në lidhje me funksionimin e gjyqësorit. Nënkryetari i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj propozoi që reforma e shumëpërfolur e sistemit të drejtësisë duhet të përfshijë dhe kompetencat e kryetarit të shtetit, në lidhje me të drejtën për dekretimet. Ai tha se në ligjin për gjyqësorin duhet të përcaktohen qartë procedurat dhe afatet kohore të zbatimit nga ana e presidentit, të së drejtës së dekretit, gjithmonë kur bëhet fjalë për çështjet e fushës së gjyqësorit.
Hapja e debatit mbi “disiplinimin” me ligj të organizimit dhe të funksionimit të institucionit të Presidentit, erdhi pas konflikteve të herëpashershme mes kreut të shtetit dhe mazhorancës lidhur me dekretet e gjyqtarëve. Emërimi i kryetarit të Kushtetueses
Rama-Meta kundër Berishës për Presidentin Topi
Java që lamë pas, mund të quhet si java e sulmit e mazhorancës ndaj Presidentit të Republikës lidhur me vonesat ose jo të emërimit prej tij të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. “Loja” u hap nga vetë partia në pushtet, e cila akuzoi në mënyrë të hapur kreun e shtetit si shkelës të Kushtetutës së Shqipërisë me mos emërimin e kreut të Kushtetueses. Kjo deklaratë së pari provokoi reagimin e menjëhershëm të Presidentit të Republikës, i cili përmes këshilltarit të tij juridik sqaroi situatën, renditi problematikën e mos emërimit deri tani dhe në fund fajësoi edhe vetë institucionin e Kuvendit, shumicën e së cilës e ka mazhoranca, për zvarritje të procesit për dhënien e pëlqimit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Në ditët në vijim reaguan për këtë çështje edhe aktorë të tjerë të politikës shqiptare, si dhe faktorë institucionalë. Opozita gjithashtu u deklarua kundër mazhorancës duke i kërkuar kësaj të fundit të mos ushtrojë presion tek Presidenti i Republikës, ndërsa kryetarit të shtetit të mos bjerë pre e këtyre presioneve. Ajo që u cilësuar si “dejla e zezë e kopesë” ishte LSI, aleatja e PD-së, e cila me qëndrimin e saj u deklarua kundër partisë në pushtet për çështjen në fjalë. Ndryshe nga sa deklaroheshin deputetët e PD-së në raport me kreun e shtetit, LSI përmes deputetit të saj, njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit, Nasip Naço, theksoi se Presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën dhe se kjo çështje mund të marrë zgjidhjen e kërkuar në muajin shtator, në fillim të sesionit të ri parlamentar. Pavarësisht qëndrimeve pro dhe kundër, mazhoranca këmbëngul në zgjidhjen e çështjes para këtij afati.