Emërime të rëndësishme të Obamës
Uashington - Mjaft i debatuar në çështjen Karaxhiç, ish Ndihmës sekretari i Shtetit Riçard Hollbruk do të jetë i dërguari i posaçëm që presdienti amerikan Barak Obama ka emëruar për Afganistanin dhe Pakistanin. Një tjetër emërim I rëndësishëm për politikën e jashtme amerikane është edhe ish-udhëheqësi i shumicës në Senat, Xhorxh Miçell, i cili do të jetë i dërguari i posaçëm i administratës amerikane për Lindjen e Mesme
Emërimet, që u bënë të njohura në një mbledhje të zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit, tregojnë për një ndryshim të madh mes ekipit të zotit Obama nga ai i administratës së Presidentit Bush, që e pati shmangur konceptin e të dërguarve të posaçëm, duke ja lënë detyrën e diplomacisë kryesisht Sekretares së Shtetit dhe ambasadorëve amerikanë.
Presidenti Obama, me sekretaren e Shtetit Hillari Klinton në krah, tha se administrata e tij do të kërkojë në mënyrë aktive dhe agresive, një marrëveshje afatgjatë mes izraelitëve dhe palestinezëve. Ai tha se Xhorxh Miçell, një figurë e rëndësishme në arritjen e marrëveshjes në konfliktin e Irlandës së Veriut, do të shkojë së shpejti në Lindjen e Mesme, në përpjekje për vendosjen atje të një paqeje të qëndrueshme.