E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qumështi kinez, një dënim me vdekje pas skandalit

Pekin - Pekini po përpiqet të marrë masat e ligjore pas skandalit të qumështit të bebeve I cili rezultoi të ishte I përzier me lëndë të tjera të rrezikshme dhe që u kushtoi jeten dhjetra fëmijëve dhe shumë të tjerë që vuajnë ende pasojat. Një person është dënuar me vdekje dhe dy të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm. Ndër ta është edhe ish-shefi i koncernit të përpunimit të qumështit Sanlu, tanimë në falimentim, Tian Uenhua, i cili ishte shpallur fajtor. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve "Kina e Re", ata u dënuan për shkak të rrezikimit të sigurisë publike. Vitin e kaluar nga qumështi pluhur që kishte qenë i përzier me lëndën e rrezikshme melamin vdiqën gjashtë foshnja.
Ndërkohë, statistikat flasin për mëse 300 mijë fëmijë të prekur e që vuajnë dëmtime të rënda në veshka, për shkak të përdorimit të këtij qumështi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›