E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emerimet nepotike Haxhinasto Zbatoj programin e LSI

TIRAN - Emerimet nepotike kane qene dje pjese e debateve ne Komisionin e Politikes se Jashtme midis ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto dhe perfaqesuesve te opozites ne kete komision. Ne mbledhjen e zhvilluar me dyer te mbyllura anetaret socialiste kerkuan shpjegime nga kreu i diplomacise shqiptare per emerimet e diplomateve ne kundershtim me ligjin.


Behet fjale per nje liste te gjate emerimesh nepotike te publikuar pak dite me pare ne Shekulli. Fillimisht ka qene nenkryetarja e Komisionit te Politikes se Jashtme Arta Dade njeheresh sekretare per Marredheniet Nderkombetare ne PS qe ka shtruar shqetesimet ne lidhje me emerimet nepotike ne diplomaci. Burime nga kjo mbledhje bejne te ditur per gazeten Shekulli se deputetja socialiste ka sjelle ne vemendje te ministrit Haxhinasto emerimet e disa individeve te cilet jane njerez te aferm te kryetares se Kuvendit te Shqiperise.


Kryetarja e Kuvendit ka dhendrin ka motren ka xhaxhane e burrit dhe te vellane ne te njejten kohe te cilat jane te emeruar ne perfaqesi te ndryshme diplomatike. Keto raste jane flagrante dhe jane marre poste te cilat personat qe i marrin duhet te kene 10 vjet pune ne diplomaci - mesohet te jete shprehur Dade gjate mbledhjes.


Nga ana e tij ministri i Puneve te Jashtme ka larguar pergjegjesite e tij nga keto emerime duke thene se shkresat nuk mbanin firmen e tij. Ai tha se emerimet kane filluar qe nga viti 2002. Ne ate kohe Edmond Haxhinasto nuk ishte minister i Jashtem. Minister ishte Ilir Meta ndersa Haxhinasto ishte sekretar i pergjithshem i MPJ-se.

Sipas tij diplomacia eshte nje aset kombetar dhe duhet te qendroje larg sulmeve politike dhe militantizmit. Ne lidhje me kete deklarim te tij nenkryetarja e Komisionit te Politikes se Jashtme pyeti kreun e diplomacise shqiptare nese eshte militant apo jo. Une jam nenkryetar i Levizjes Socialiste per Integrim. Jam krenar qe po zbatoj programin politik te partise sime - mesohet te jete shprehur Haxhinasto.

Perqindja e personave qe mund te emerohen ne sherbimet diplomatike jashte sistemit te karrieres diplomatike ka qene nje tjeter shqetesim i shtruar nga socialistet gjate kesaj mbledhjeje. Ka qene deputeti i Partise Socialiste Namik Dokle i cili solli ne vemendje se ligji ne vitin 2003 per emerimet ne sherbimet diplomatike ka te percaktuar qarte se vetem 20 per qind duhet te jene diplomat jashte sistemit te karrieres diplomatike Sipas tij nga te dhenat qe disponohen ky ligj nuk eshte zbatuar.

Nga ana e tij ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto nuk ka mohuar nje gje te tille por mesohet te kete shprehur gatishmerine e administrates qe ai drejton per ti rregulluar keto probleme.
Probleme kane ekzistuar me kohe por tani jemi duke punuar qe gjerat te rregullohen dhe te shkohet ne perqindjen qe ka percaktuar ligji - ka deklaruar kreu i diplomacise shqiptare ne Komisionin e Politikes se Jashtme.


Namik Dokle
Qeveria ndryshoi ligjin per
te lejuar emerimet nepotike

Anetari socialist i Komisionit te Jashtem Namik Dokle ka denoncuar dje ne komision nje Vendim te Keshillit te Ministrave te vitit 2006 i cili eshte bere strumbullari i te gjitha emerimeve nepotike. Ky vendim bie ndesh me ligjin e miratuar ne vitin 2003 per emerimet ne sherbimet diplomatike. Permes vendimit te miratuar pese vite me pare e ka levizur perqindjen e personave te cilet duhet te jene pjese e diplomacise jashte sistemit te karrieres. Nga 20 per qind qe ishte me ligjin e vitit 2003 me ndryshimin qe eshte bere ka kaluar ne 30 per qind. Nga ky vendim abuzimet kane ardhur ne rritje - u shpreh Dokle.


Ndersa Haxhinasto theksoi se Ministria e Jashtme u eshte permbajtur ligjeve perkatese dhe po mundohen qe te jene ne rregull dhe me kriterin e personave te cilet mund te emerohen jashte sistemit te karrieres diplomatike.


Debatet ne mbledhjen me dyer te mbyllura

Arta Dade Kemi nje shkelje te ligjit ne lidhje me emerimin e diplomateve jashte vendit. Mjafton te kujtojme emerimet qe kane te bejne me njerez te afert me kryeparlamentaren Topalli. Kryetarja e Kuvendit ka dhendrin ka motren ka xhaxhane e burrit dhe te vellane ne te njejten kohe te cilat jane te emeruar ne perfaqesi te ndryshme diplomatike. Keto raste jane flagrante dhe jane marre poste te cilat personat qe i marrin duhet te kene 10 vjet pune ne diplomaci. Nje tjeter problem lidhet me atashete kulturore ne ekomomik sigurisht qe ministria ka nje drejtori te marredhenieve ekonomike qe jane diplomat ne karriere edhe aty dhe ska justifikim qe ti cosh ata ne atashe ekonomike.


Edmond Haxhinasto Emerimet kane filluar qe nga vitet 2002. Diplomacia eshte nje aset kombetar dhe duhet te qendroje larg sulmeve politike dhe militantizmit.

Arta Dade Po ju jeni militant


Edmond Haxhinasto Une jam nenkryetar i Levizjes Socialiste per Integrim. Jam krenar qe po zbatoj programin politik te partise sime.


Namik Dokle Ligji ne vitin 2003 per emerimet ne sherbimet diplomatike ka te percaktuar qarte se vetem 20 per qind duhet te jene diplomat jashte sistemit te karrieres diplomatike. Nga te dhenat qe ne kemi ky ligj nuk eshte zbatuar.


Edmond Haxhinasto Probleme kane ekzistuar me kohe por tani jemi duke punuar qe gjerat te rregullohen dhe te shkohet ne perqindjen qe ka percaktuar ligji.


Namik Dokle Ka nje problem qe lidhet me nje vendim te Keshillit te Ministrave i cili eshte miratuar ne vitin 2006. Ky vendim bie ndesh me ligjin e miratuar ne vitin 2003 per emerimet ne sherbimet diplomatike. Permes vendimit te miratuar pese vite me pare e ka levizur perqindjen e personave te cilet duhet te jene pjese e diplomacise jashte sistemit te karrieres. Nga 20 per qind qe ishte me ligjin e vitit 2003 me ndryshimin qe eshte bere ka kaluar ne 30 per qind. Kjo eshte e kunderligjshme sepse nje gje qe eshte e percaktuar qarte ne ligj smund te ndryshohet permes nje vendimi te Keshillit te Ministrave. Nga ky vendim abuzimet kane ardhur ne rritje.


Edmond Haxhinasto Ne i jemi permbajtur te gjithe ligjeve perkatese qe percaktojne emerimin e diplomateve ne perfaqesite tona diplomatike. Ndonese ka nje tejkalim te perqindjes po mundohemi qe ta rregullojme dhe ti permbahemi asaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›