Emerimi i Elvis Cefes ne KLDmblidhet Komisioni i Ligjeve
TIRANE- Komisioni i Ligjeve u mblodh sot paradite ne një seancë dëgjimore me Elvis Cefën, ( ne foto) aktualisht kryetar i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, i cili është propozuar nga mazhoranca si anëtari i ri i KLD-se. Cefa është propozuar pas dorëheqjes dhe shkarkimit nga mazhoranca të Kreshnik Spahiut, i cili mbante edhe postin e numrit dy të këtij institucioni.
Dje sekretari i Komisionit të Ligjeve Viktor Gumi, në emër të 30 deputeteve firmatarë, dorëzoi emrin e Elvis Cefes në Kuvend.
Por shpallja e njëanshme e kandidatit për anëtar të KLD nga ana e mazhorancës, nuk ka kaluar pa ironi nga ana e kampit socialist, të cilët nuk kanë munguar të përmendin paraardhësin e tij Spahiun. Ka qënë deputeti socialist Bashkim Fino ai që ka deklaruar se duhet ta verifikojnë mirë propozimin, pasi mund të dalë jashtë kontrollit dhe Cefa sapo të marrë këtë post. "Të mos e bëjmë si puna e Kreshnikut. Ju lutem shikojeni dhe verifikojeni mirë përpara se të dëgjojë nesër që të mos na dalë keq pastaj. E ka shumë merak, verifikojeni ju lutem", ka qënë deklarata e deputetit socialist Bashkim Fino. Ndërkohë që vendin e Elvis Cefës në krye të komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të pronave, pritet ta zërë Marsida Xhaferllari, drejtoreshë e përgjithshme në ministrinë e Drejtësisë dhe mbrojtëse e draftit për Gjykatën Administrative.
Kreshnik Spahiu ka dhënë dorëheqjen kohë më parë, ndërkohë që mazhoranca sapo kishte nisur procedurat për hetimin parlamentar të tij dhe shkarkimin për shkelje të ligjit. Por dhe pas dhënies së dorëheqjes, tashmë kreu i AK, Spahiu është përballur me kërkesën e mazhorancës për shkarkim, ndërkohë që dosja e hetimit është dërguar në prokurori për ndjekje penale
(sg/shqiptarja.com)