E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori danez: Duhet një president me duar të pastra. Zgjedhjet? Do gjenden mënyra për ti vjedhur

Share

Ambasadori danez kritikon shoqërinë shqiptare: E ka pranuar korrupsionin, nuk ka guxim të kundërshtojë. Sa i përket zgjedhjeve, ambasadori thotë se nuk ka institucione që të ndalin mashtrimin zgjedhor

Ambasadori danez, Karsten Jensen është shfaqur sërish me një intervistë me tone të forta. Ai ka folur gjatë për gazetën Shqip. Duke folur për çështjen e presidentit, Jensen tha se Shqipëria ka pasur disa presidentë të vlefshëm, që kanë mbrojtur pavarësinë e institucionit. Ai përmendi Topin në këtë rast. Por Jensen, duke komentuar emrat e Topallit dhe Nanos tha se vendit i duhet një president me duar të pastra. Mendoj se është në interesin jetësor të Shqipërisë që në korrik të zgjedhë një president me duar të pastra, të pandjekur nga e kaluara dhe e tashmja. Një president me të cilin të gjithë do shtrëngonin duart dhe më e rëndësishmja të jetë një përfaqësues i të ardhmes së Shqipërisë dhe jo i të shkuarës, tha Jensen.

Ambasadori danez thotë se problemi me zgjedhjet në Shqipëri qëndron tek mashtrimi dhe pamundësia për ta ndalur atë.

Shqipëria nuk ka institucionet e pavarura për të ndalur mashtrimin që të ndodhë. Nuk është faji i ligjit. Mendjemprehtësia njerëzore do ti gjejë mënyrat për të mashtruar, pavarësisht se sa voluminoz dhe i detajuar është ligji zgjedhor, nëse vullneti për të vëzhguar dhe institucionet për ta vëzhguar dhe institucionet për ta zbatuar nuk ekzistojnë. Ligji zgjedhor danez është një broshurë e thjeshtë krahasuar me ligjin tuaj, por nuk kemi asnjë problem me mbajtjen e zgjedhjeve, tha Jensen.

Sa i përket korrupsionit, Jensen lëshon kritika ndaj shoqërisë shqiptare dhe medias, duke thënë se duket se e kanë pranuar korrupsionin dhe nuk kanë guximin për të reaguar.

Është shumë e thjeshtë të fajësosh cilindo që është në pushtet në një kohë kur korrupsioni me një intensitet të tillë mundësohet në të vërtetë vetëm nëse shumë i bashkohen lojës dhe të tjerët në heshtje e pranojnë atë. Është gjithashtu një çështje e integritetit personal, e të pasurit guximin për të thënë jo. Duke fituar historinë e popullit shqiptar rreth trimërisë dhe ndjenjës së shquar të nderit, është trishtuese të vë re se korrupsioni në praktikë është i pranuar normalisht nga shumica e segmenteve politike e sociale të shoqërisë, tha Jensen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›