Kryebashkiaku që “futi në qerthull” PD-në dhe PS-në

Kur u zgjodh në postin e kryebashkiakut, mbase nuk i kishte shkuar mendja se mund t’i vinte radha të bëhej edhe deputet. Kandidati në radhë i PS-së për Qarkun e Durrësit, sipas ligji i takon të marrë mandatin e deputetit, pas “dhuratës” që bëri ish-deputetja Rudina Seseri, e cila la Parlamentin e Shqipërisë për Amerikën.
Por, teksa KQZ-ja ia ka dhënë mandatin e deputetit ashtu sikurse e parashikon ligji, Bardhi nuk e ka pranuar, duke deklaruar që të mbetej në detyrën e kryebashkiakut. Diskutimet për këtë çështje përveç se publikisht, janë bërë edhe në mbledhjen e Këshillit të Rregullores së Mandateve dhe Imunitetit, ku palët kanë shpalosur qëndrimet e tyre. Kuvendi i Shqipërisë zbardhi sot atë çka është diskutuar dje në mbledhjen e Këshillit.
Fillimisht, deputetja Arenca Trashani, ka sugjeruar që të kërkohet mendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë precedent të krijuar sipas saj. Mazhoranca pretendon se mandati i përket Gjon Bardhit, i cili nga ana tjetër ka deklaruar se nuk e dëshiron mandatin e deputetit.
“Së pari, ne nuk kemi të drejtë t’i drejtohemi gjykatës. Së dyti, jam plotësisht dakord me zonjën kur thotë se mandati që i ka dhënë KQZ-ja është i pavlefshëm. Pikërisht këtë duhet të themi ne dhe t’i tërheqim vëmendjen. Më korrigjoni nëse ju citoj gabim: ‘Mandati që i ka dhënë KQZ-ja është i pavlefshëm’. Jemi plotësisht dakord me ju. Pra, KQZ-ja e ka shkelur dy herë ligjin. Mandatin e parë ia ka dhënë KQZ-ja. Edhe mandatin e dytë ia ka dhënë KQZ-ja. Kjo e fundit është në shkelje të ligjit, edhe sikur ai të mos kishte zbatuar listën. Atë nuk e detyron asgjë të bënte këtë deklaratë. KQZ-në e detyron ligji ta thërriste atë. E dyta, ai e ka bërë dorëheqjen. Ose KQZ-ja s’ka marrë parasysh dorëheqjen. Unë sot po e dëgjoj që ia ka dorëzuar edhe KQZ-së, ia ka dhënë Kuvendit, pa u mbledhur KQZ-ja. Pra, unë e kisha dëgjuar historinë që ju donit ta zvarrisni për ta mbajtur peng këtë mandat të opozitës”, ka deklaruar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.
Pas kësaj ka reaguar kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, duke deklaruar se KQZ-ja ka dhënë mandatin e deputetit kandidatit të radhës të listës shumemërore të Parisë Socialiste në Qarkun e Durrësit. Në përgjigje, Ruçi thotë se mandati është dhënë në shkelje të plotë të Kushtetutës. Në vijim të diskutimeve, Ruçi shprehet-sipas Kuvendit të Shqipërisë- se ndodheshin përballë një situate të paprecedentë.
“Ne jemi përballi një rasti, që për mua është i paprecedentë. Ndoshta ju dini ndonjë rast tjetër, por për mua, personalisht, është i pari. Unë nuk kam pasur një rast tjetër, në të cilin kur më vjen, lista zotëria në fjalë, ka edhe një mandat të dytë në krye të një komune apo bashkie. Kjo e bën të veçantë. Nuk kemi pasur kurrë debat për ndonjë rast tjetër, sepse nuk kanë qenë me ndonjë mandat të dytë. Unë sot kam një zotëri me një mandat si kryetar bashkie dhe me një mandat tjetër që sjell KQZ-ja. Unë në këto kushte po thyej Kushtetutën dhe nuk di si të sillem dhe si të veproj”, shprehet ai.
Në këtë rast ndërhyn deputeti dhe juristi i PS-së, Damian Gjiknuri, i cili thekson se diskutimet juridike janë absurde në këtë rast, teksa shton se Gjoni Bardhi përballë dy mandateve, është i detyruar të zgjedhë.
Më tej, diskutimet kanë vazhduar midis Topallit dhe Gjiknurit, ku kërkohet ligji për një rast të tillë. Në këtë rast, ndërhyn Ruçi, i cili thekson se janë dy alternativa për zgjidhjen e këtij problemi: ose në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin t’ia kaloni Parlamentit dhe ai përsëri do të thotë të njëjtën gjë në zbatim të Kushtetutës, që nuk pranon të bëjë betimin dhe nuk është deputet dhe do të vazhdojë lista, ose t’ia ktheni KQZ-së dhe ajo brenda javës sjell kandidatin tjetër. Këto të dyja janë alternativat dhe nuk kemi interpretim tjetër. Në këtë rast, Topalli i përgjigjet, duke nënvizuar se nuk është ajo që i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në asnjë rast.
Më vijim të diskutimeve, fjalën e merr deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Rusmali, i cili thekson se vendimi i KQZ-së nuk është i paligjshëm dhe në të kundërt, ai duhet të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor brenda muajit. “Për sa kohë që PS-ja nuk e ka animuar brenda një muaji do të thotë se është i ligjshëm dhe është në fuqi. Ne nuk mund ta kontestojmë dot vendimin me këtë rrugë që thotë zoti Ruçi. Besoj se në këtë pikë është dakord edhe zoti Gjiknuri. Në këtë diskutim unë vërej dy qëndrime, të cilat po i quaj konkurruese me njëri-tjetrin. Njëri qëndrim thotë, po marr lejen ta perifrazoj: “Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është absolutisht i pavlefshëm”, që është i zotit Ruçi, dhe i dyti thotë që mandati është i pavlefshëm. Pra janë dy qëndrime, jo tri dhe çdo diskutim tjetër veç do të na harxhojë kohën”, thotë ai.
Pas tij, fjalën e merr deputeti Kastriot Islami, i cili thekson se situata e krijuar është e paqartë duke u bazuar në Kushtetutën e vendit. “Kjo situatë është e paqartë, për mendimin tim, sepse, në momentin që zoti Gjoni ka marrë mandatin e kryetarit të bashkisë dhe komunës ka qenë njëkohësisht dhe potencialisht kandidat për deputet, për të cilin nuk ka asnjë lloj mënyre për ta hequr nga lista. Atëherë, në këtë situatë, vendimi që ka marrë KQZ-ja është për mua i paqartë, ndaj kërkon një lloj interpretimi. Pra, unë nuk mund të them nëse vendimi i dytë është i ligjshëm apo i paligjshëm, është kushtetues apo antikushtetues, apo nëse mandati i tij i vlefshëm apo i pavlefshëm”, shton ai./S.Lleshi/Start/
2012-04-03 16:36