E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emerohet Avokati i Popullit ne Kosove

Kuvendi i Kosoves, me 65 vota pro ka votuar sot Sami Kurteshin, ne postin e Avokatit te Popullit. Votimi i sotem pason nje perpjekje katervjeçare te Kuvendit te Kosoves per te emeruar Avokatin e Popullit. Votimi i sotem ishte i pesti me rradhe ne Kuvend. Ai u mbajt i fshehur, ku Kurteshi fitoi shumicen e votave. Per kete post konkurruan tre kandidate: Veton Vula, Sami Kurteshi dhe Besnik Osmani. Sipas Kushtetutes se Republikes se Kosoves, “Avokatin e Popullit e zgjedh Kuvendi i Kosoves, me shumicen e votave te te gjithe deputeteve te tij per nje mandat pesevjeçar, pa te drejte rizgjedhjeje”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›