E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori shqiptar në NATO, vizitë në Kosovë

Prishtinë - Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në NATO, z. Artur Kuko do të qëndrojë sot për një vizitë në Kosovë. Gjatë vizitës, ambasadori shqiptar do të zhvillojë takime me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, me ministrin e Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti dhe me zyrtarë tjerë të lartë të institucioneve të vendit. Shqipëria dhe Kroacia janë anëtare me të drejta në NATO që nga Samiti i Strasburgut, i cili u mbajt me 3 prill të këtij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›