“Vetëvendosje”: UNMIK-u po tregon pushtet absolut në Kosovë
Prishtinë - Pas shtyrjes së fundit që ndodhi në muajin mars të këtij viti dhe që ishte caktuar për 4 qershor, UNMIK-u tani e ka anuluar tërësisht mbajtjen e seancës publike për rastin e demonstratave të 10 shkurtit 2007, të organizuara nga Lëvizja “Vetëvendosje” me ç’rast nga Policia e UNMIK-ut u vranë dy protestues paqësorë, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, ndërsa u plagosën rëndë dhe lehtë mbi 80 protestues tjerë. Derisa familjarët e të vrarëve kërkojnë një përgjigje për ngjarjen, avokatët e përfshirë në rast vlerësojnë se me vendimet e deritashme UNMIK-u është duke vepruar jashtë të gjitha rregullave ligjore dhe është duke shkelur edhe të drejtat e njeriut me pengesat që po sjell për zbatimin e drejtësisë.
Halim Sylejmani dhe Paul Troop përfaqësues të 2 viktimave dhe 2 të lënduarve me 10 shkurt kanë thënë se janë të zhgënjyer me këtë vendim, kur dihet se në dy raporte që vet UNMIK-u i ka bërë thuhet se ndaj protestuesve është ushtruar dhunë e tepruar.
Familjarët kërkojnë nga të gjitha institucionet që të bëhet presion më i madh tek UNMIK-u që ata që ushtruan dhunë dhe komanduan me 10 shkurt 2007 policinë të vihen para drejtësisë.
Mirëpo, dëgjimi publik i rastit të demonstratave te 10 Shkurtit 2007 ishte paraparë të mbahej të enjten, por me vendim i panelit këshillues të të drejtave të njeriut që u mor në mars të këtij viti, ai është anuluar me urdhër te UNMIK-ut.
Anulimin e dëgjimit publik të Panelit Këshillues për të Drejtat e Njeriut për rastin e vrasjeve dhe plagosjeve nga policia e UNMIK-ut më 10 shkurt 2007, e kanë bërë të ditur të enjten, gjatë një konference për media familjarët dhe avokatët vendor e ndërkombëtar që po merren me rastin.
Një reagim më të ashpër për vendimin e UNMIK-ut kanë dhënë aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët vlerësojnë se kjo e sjell në shesh edhe një herë pushtetin absolut që e ka pasur dhe vazhdon ta ketë UNMIK-u përmbi çdo gjë në Kosovë. (rtk/start)