E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis rinumërimin për Qarkun Shkodër

kqzTiranë- Të hënën Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka nisur rinumërimin e kutive të votimit për Qarkun e Shkodres.

Për rinumërimin janë vënë në punë 8 grupe numërimi, me nga 2 anëtarë.

Por Partia Socialiste kërkoi që KQZ-ja ta shtyjë procedurën e rinumërimit të votave për qarkun e Shkodrës, deri sa Kolegji Zgjedhor, thanë përfaqësuesit ligjor të PS-së, të shprehet për kërkesën ankimore të saj lidhur me vendimmarrjen e KQZ-së për këtë qark.


“Kjo kërkesë e jona pritet të shqyrtohet sot në ora 14:00 nga Kolegji dhe nuk e kuptoj nxitimin për të vepruar. Nëse Kolegji e pranon kërkesën tonë gjithë veprimtaria e KQZ-së për ndryshimin e tabelave të zonave zgjedhore ose rinumërimin e votave në këto dy qarqe do jetë ‘nul’ juridikisht dhe kjo është një arsye që ju duhet ta administroni procesin me gjakftohtësi. Ju duhet ta shtyni vendimin lidhur me Shkodrën deri sa të shprehet Kolegji Zgjedhor”, – iu drejtua juristi Gjonçaj kryetares së KQZ-së, Lefterje Lleshi. 

Ndërsa znj. Lleshi tha se Komisioni nuk mund ta lërë përgjysmë çështjen.

Sipas vendimit të miratuar disa ditë më parë nga KQZ-ja, para se të niste rinumërimi për Lezhen, u vendos me 4 vota pro të rinumerohen edhe 417 kuti votimi të qarkut të Shkodres, përceç Lezhës që u mbyll të dielën në mbrëmje.

Nga rinumërimi i qarkut të Lezhës nuk kishte ndryshim deputetësh por e djathta mori mandatin e katër me 800 vota. Ndërkohë që në rezultatin paraprak e majta kishte 533 vota më shumë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›