E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërohet Kostandin Lefta, prefekt i Beratit

06/06/2009  Thoma Rumnici, kandidaturë për deputet

Sot është emëruar prefekti i ri i qarkut Berat. Ndërrimi i shpejtë i këtij posti bëhet pasi prefekti Thoma Rumnici është kandidat për deputet i PD-së në qarkun e Beratit. Pas shpalljes së emrit të tij në listat e PD-së, ky post ka qenë i drejtuar nga zv/ prefekti Kostandin Lefta, i cili sot ka kaluar zyrtarisht në postin e prefektit. Në një takim në prefekturë ka qenë Drejtori i Pushtetit Lokal pranë Ministrisë së Brendshme Roland Bejko, i cili ka emëruar prefektin e ri Kostandin Lefta me vendim të Kryeministrit Berisha. Gjatë fjalës së tij drejtori i pushtetit lokal Bejko ka thënë se prefekti i ri do të vazhdojë të përmbush detyrat e lëna nga ish prefekti Rumnici. “Aktualisht jemi në pikun e zgjedhjeve legjislative dhe në këtë moment është detyrë e rëndësishme që prefekti të monitoroj pajisjen e qytetarëve më karta të identitetit, veçanërisht ata që nuk kanë pasaportë. Ndërsa gjatë procesit zgjedhor ky institucion ka detyrat e tij ndaj dhe në këtë moment të drejtosh postin e prefektit është e vështirë. Por unë besoj se prefekti Lefta do të ketë sukses nëpërmjet transparencës që përcillet nga mediat”, ka përfunduar Bejko. Gjatë fjalës së tij prefekti i emëruar Kostandin Lefta ka falënderuar qeverinë për detyrën që iu besua, ndërsa ka deklaruar se e siguron qeverinë se do të punoj dhe drejtoj këtë institucion të rëndësishëm të qarkut të Beratit me ndershmëri dhe përkushtim. S. Gozhina

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›