Harta e ndihmës shtetërore, ja qytetet e prapambetura
06/06/2009 Hartën e ndihmës
Ashtu siç është paraqitur në hartën përbri, vihet re se pjesa veriore e vendit e shënuar me ngjyrë më të errët është ajo që ka kërkesat më të larta për ndihmën shtetërore. Në të kundërt pjesa qendrore dhe ajo jugore janë më të zhvilluara dhe paraqiten në hartë me ngjyrë më të çelët. Hartuesit e “Hartës së Ndihmës Shtetërore”, e cila është përgatitur në zbatim të legjislacionit në fuqi për ndihmën shtetërore, vlerësojnë se në bazë të të dhënave të periudhës 2006 - 2007, si zona thellësisht të prapambetura, pra me intensitetin maksimal të ndihmës deri në 65 për qind do të konsiderohen qarqet e Kukësit, Shkodrës, Lezhës dhe Dibrës. Të dhënat e tyre janë krahasuar me mesataren në shkallë vendi, për secilin nga të 12 qarqet.
Standardi i BE-së
NUTS (Nomenklatura për Njësitë Statistikore Territoriale ) është një standard i BE-së për ndarjen administrative të vendeve për qëllime statistikore. NUTS gjen rregullim në Rregulloren Nr. 1059/2003 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian të datës 26 maj 2003 “Mbi krijimin e një klasifikimi të përbashkët e njësive territoriale për statistikat” OJ L 154, datë 21.06.2003 faqe 1. Nomenklatura e NUTS përdoret nga EUROSTAT si referencë për mbledhjen, zhvillimin dhe harmonizimin e statistikave rajonale të BE-së si dhe për analizën socio-ekonomike të rajoneve. Rajonet e NUTS II kanë një popullsi midis 800 mijë dhe 3 milionë banorëve.
Miratohet plani
Zona ekonomike në Vlorë për 35 vjet me status të lirë
Komisioni i ndihmës shtetërore pranë Ministrisë së Ekonomisë në fillim të muajit maj ka miratuar vendimin për shpalljen e zonës ekonomike, me statusin e zonës së lirë në Vlorë. Ky vendim parashikon që në zonën e lirë të zhvillohen veprimtari portuale, industriale dhe përpunimi, si dhe veprimtari tregtare dhe të shërbimeve, apo magazinim i mallrave. Përjashtohet zhvillimi në zonë i veprimtarive që lidhen me prodhimin e çelikut. Nga plani, në asnjë rast, nuk mund të përfitojnë ndërmarrjet në vështirësi dhe, si të tilla, ato nuk mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në zonë dhe kontributi i përfituesit apo përfituesve për financimin e investimit fillestar duhet të jetë të paktën 25 për qind. “Plani për dhënien e ndihmës ka si objektiv kryesor zhvillimin rajonal, i cili synohet të arrihet përmes kryerjes së investimeve dhe krijimit të vendeve të reja të punës, të lidhura me këto investime. Projekti për zhvillimin e zonës konsiderohet si një projekt me interes të rëndësishëm për vendin. Ai parashikohet të sjellë zhvillim të rajonit, nëpërmjet investimeve dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Zona parashikohet të jepet me koncesion, në formën BOT (ndërtim, operim dhe transferim) dhe procedura e përzgjedhjes së zhvilluesit të zonës do të kryhet në bazë të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar. Periudha e funksionimit të zonës propozohet të jetë deri në 35 vjet”, - thekson vendimi i Komisionit të Ndihmës Shtetërore. Sa i përket dhënies së terminalit të kontejnerëve me koncesion, i cili do të operojë paralelisht me zonën e lirë, parashikohet që të zhvillohet në bazë të një plani afatgjatë investimi, pritet që detajet për këtë projekt të shqyrtohen në një periudhë të mëvonshme. “Përfituesit e ndihmës kanë një përparësi ekonomike në formën e përjashtimit nga TVSH dhe detyrimet doganore, e cila është ndihmë operacionale. Përfituesit e ndihmës janë zhvilluesi i zonës, përdoruesit dhe operatorët që do të ushtrojnë veprimtarinë në këtë zonë. Në rastin e zhvilluesit të zonës, parashikohet një edhe një element tjetër ndihme në formën e përdorimit të pronës shtetërore në një çmim poshtë atij të tregut, sipas kushteve që pritet të parashikohen në kontratën e formës BOT”, - thekson vendimi.
Ministria e Ekonomisë harton prioritetet. Kushtet sipas MSA-së
Bizneset do të përfitojnë ndihmën shtetërore në bazë të zhvillimit të qarqeve dhe ndarjes së zonave ekonomike. Ministria e Ekonomisë ka përpiluar së fundmi hartën për ndihmën shtetërore, në bazë të të cilës do të ndahen prioritetet sipas qarqeve. Ky është kuadri më i ri rregullator, sikush i Marrëveshjes së Ndërmjetme dhe MSA-së të nënshkruara mes Shqipërisë, Komunitetit Evropian dhe shteteve anëtare. Ka qenë Komisioni i Ndihmës Shtetërore pranë Ministrisë së Ekonomisë, i cili ka miratuar këtë vendim që prej muajit maj ka hyrë në fuqi, pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Zonat ekonomike
Treguesit e marrë në analizë janë ato të periudhës 2006- 2007 për shkak se vendi ynë nuk ka një klasifikim statistikor ose rajonal sipas standardit të BE-së, që përbën bazën për hartimin e hartës së ndihmës shtetërore. Përveç kësaj, edhe treguesit në nivel qarku nuk paraqesin të dhënat e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, që është treguesi kryesor prej nga merr zanafillën klasifikimi i zonave lidhur me nivelin e tyre ekonomik. Sipas hartuesve të hartës së ndihmës shtetërore, analiza e kryqëzuar e rezultateve lë vend për diskutim. “Nëse marrim në konsideratë të dhënat e dendësisë popullsisë, si për vitin 2006, ashtu edhe për 2007, Kukësi, Gjirokastra, Dibra, Vlora dhe Shkodra shfaqen si qarqet me tregues më të ulët. Nga 2006 në 2007-n vërehet një rritje e konsiderueshme e dendësisë së popullsisë për qarqet e Tiranës dhe të Durrësit (+3% e +4.9%). Përveç Vlorës, ku dendësia e popullsisë u ul me pothuajse 11% nga 2006 në 2007-n, prirja e këtij treguesi për 9 qarqet e tjerë mbetet e pandryshuar”, - theksojnë ekspertët. Norma e papunësisë shfaqet në nivele të larta në Kukës, Shkodër dhe Lezhë për të dy vitet, edhe pse ky tregues në secilin nga këto qarqe ka pësuar një ulje të lehtë në vitin 2007, në krahasim me vitin 2006. “Në terma të përgjithshme, norma kombëtare e papunësisë në vitin 2007 ishte 13.2% kundrejt 13.8% për 2006. Në vitin 2007, edhe qarqet e tjera shfaqin një ulje të normës së papunësisë. Bëjnë përjashtim qarku i Elbasanit që ka pasur një normë të njëjtë papunësie dhe qarqet e Gjirokastrës dhe Fierit, ku është vërë re rritje e nivelit të papunësisë. Nëse kryejmë analizën e kryqëzuar për vitin 2006 dhe 2007 për treguesit e dendësisë së popullsisë dhe papunësisë vërehet se, përgjithësisht, ndryshimet janë në kah të kundërt. Në qarqet ku vërehet një rritje relative e dendësisë së popullsisë nga 2006 në 2007, kemi ulje respektive të normës së papunësisë”, - theksojnë ekspertët. Ky konstatim është i rëndësishëm nëse përcaktohet cili qark do t’i ketë prioritet zhvillimi, p.sh Lezha ose Gjirokastra, e cila radhitet e dyta me dendësi të popullsisë më të ulët apo Vlora, e cila radhitet e treta së bashku me Dibrën për dendësi më të ulët.
Pse u hartua kjo hartë?
Hartuesit e këtij materiali kanë theksuar domosdoshmërinë e përgatitjes së hartës për ndarjen e ndihmës shtetërore. “Qëllimi i përgatitjes së hartës rajonale që në këtë fazë, ka qenë përcaktimi i atyre zonave që mund të përfitojnë ndihmë shtetërore me një intensitet deri në 65% për ndërmarrjet e mëdha dhe deri në 75% për SME-të, në kushtet kur duhen ngushtuar sa më shumë diferencat që ekzistojnë në zhvillimin ekonomiko-shoqëror të zonave të ndryshme, por edhe duke pasur parasysh se mundësitë e buxhetit për mbështetje maksimale në të gjithë vendin janë të kufizuara”, - theksohet në materialin e përgatitur.