Shfaqja e regjisorit Mihal Luarasi në Teatrin Kombëtar
06/06/2009 Antigona në kërkim të të atit…
Ka nisur punën për shfaqjen e tij të re. Këto ditë janë ditë provash për regjisorin Mihal Luarasi, i cili po përgatit vënien në skenë të dramës “Antigona kërkon të atin”, një pjesë e cila mban emrin e tij edhe si autor.
Duket se më së shumti autori ka përcjellë ngjarje dhe emocione të përjetuara në tetë vjetët e kaluar si i dënuar në regjimin komunist.
Duke sjellë për publikun temën e së drejtës për trajtimin njerëzor të viktimave të diktaturës, në qendër të dramës është Antigona, e cila vihet në kërkim të eshtrave të të atit, të ekzekutuar në kohën e regjimit komunist si armik i popullit. Nëpërmjet kësaj drame regjisori Luarasi kërkon të transmetojë mesazhin se shoqëria shqiptare nuk do të shkëputet përfundimisht nga koha e diktaturës dhe e komunizmit shqiptar, nëse nuk kërkojnë falje ata që i shkaktuan këto vuajtje shoqërisë shqiptare. Në rolet kryesore interpretojnë aktorët Edi Luarasi, Fatos Sela, Ahmet Pasha, Ina Gjoni dhe Gjergji Mena.
“Antigona…” vjen për Luarasin pas realizimit skenik të dramës së Ruzhdi Pulahës "Streha e të harruarve" në 60-vjetorin e Teatrit Kombëtar dhe "Korbi i bardhë".