Emërtimet e Detit Adriatik dhe Detit Jon janë me origjinë dhe me etimologji ilire
Paradoksi: Autoriteti evropian mitolog dhe linguist P. Grimal e ka pranuar me kohë origjinën dhe prejardhjen etimologjike ilire të emërtimeve të detit Jon dhe Adriatik, ndërsa Wikipedia aktuale shqiptare mezi belbëzon me çerek zëri, duke kopjuar e përkthyer me gabime nga Wikipedia italiane!
Shkrim-diskutimi im i vegjetuar prej afro tre dekadash!
Qysh nga viti 1968 fillimisht, dhe më pas më 1983, megjithëse nën diktaturë dhe në izolim informacionesh nga bota shkencore evropiane (edhe për shkakun e persekutimit politik familjar), unë i kisha paraqitur për botim (në rev. Studime Historike fillimisht e më pas edhe rev. Studime Filologjike) disa shkrime diskutuese, ku përfshihej edhe çështja e origjinës dhe etimologjisë së emërtimeve të deteve Jon e Adriatik. Me këtë rast unë kisha shprehur edhe vërejtjen se si prof. E Çabej nuk ishte marrë me këtë temë, meqenëse nga shumë dijetarë të huaj ishin shprehur disa teza se, gjuha shqipe kishte mungesa të theksuara në terminologjitë detare, kishte shumë huazime nga greqishtja e latinishtia. Sipas këtyre autorëve, kjo tregonte një ardhje relativisht të vonë të ilirëve në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dhe madje edhe se disa nga toponimet bregdetare ishin emërtime parailire. Shënimet dhe tezat e mija për këtë temë, të hedhura nga pozicioni i një studiuesi autodidakt, që i lëkundnin dhe i kundërshtonin disa teza italiane të shprehura në dy enciklopedi madhore të gjysmës së parë të shek XX, megjithëse ishin vlerësuar e aprovuar pozitivisht nga prof. V. Toçi, prof. Z. Shkodra etj, nuk e patën fatin të shohin dritën e botimit. Mosdiskutimi si minimum, i këtij shkrimi të vlerësuar si kontribut, ka qenë njëri ndër rastet e shumta tipike se si shtypej, hallakatej dhe tretej liria e shprehjes së mendimit diskutues në kohën e diktaturës, se si të fusnin nëpër mokrrat e harresës dhe të përvetësimit redaksitë e ndryshme dhe enverukët e vegjël të nëndisiplinave të historisë. Ajo që unë nuk e kisha kuptuar na paskësh qenë se torta të tilla duhej të ishin privilegje vetëm të autoriteteve e të dekanëve të lartë të caktuar posaçërisht!
Në vitin 2002, unë e botova studimin tim në formë diskutimi, Deti Adria-Adriatik emërtim i lashtë me origjinë ilire apo italike?. Ky shkrim u botua sëpari në gazetënShqipëria Etnike, pastaj u ribotua në gazetën Shkodra e në gazetën 55 (Deti Adria-Adriatik emërtim i lashtë me origjinë ilire, gaz. 55, 28 maj-2 qershor 2004) Në nëntor 2004, shkrim-diskutimin tim e botoi edhe revista Kuvendi, Nr. 11, që botohej në Miçigan, pasi ishte lexuar në një simpozium të mbajtur atje. Në mënyrë të çuditshme të gjitha botimet kishin shkurtuar e ndryshuar nga pak! Aktualisht, një variant-botim i studimit tim është në internet, por nuk ka gjetur pasqyrimin e merituar në faqen e Wikipedias shqiptare.
Një përmbledhje e studimit tim
Duke lexuar autorët e ndryshëm antikë në zërin Adriatik dhe Jon, në botimin Ilirët dhe Iliria në autorët antikë, 1965 dhe duke i krahasuar me tezat italiane që jepnin dy enciklopeditë e cituara italiane, unë shpreha një mendim në formën e diskutimit. (Grande Dizionario Enciclopedico, Vol. I, 1933, zëri Adria dhe zëri Adriatico mare, f 159-160; Treccani, Vol. I, bot. 1943, f 14-15, Adriatico mare.). Straboni, duke u bazuar në veprën e Theopompit të shek IV-V p.e.r. shkruante: Theopompi thotë se nga këto emra, Joni e Adriatiku, Joni rrjedh prej sundimtarit të këtyre vendeve, që ishte nga Isa, dhe emri Adria rrjedh prej lumit omonim... Theopompi thotë edhe disa gjëra të tjera të pabesueshme... që (lumi) Istri me një nga grykat e tij derdhet në Adria. Të tilla janë edhe disa thashetheme të Eratostenit, siç thotë Polibi...I gjithë bregu i Ilirisë është me shumë porte të mira si në bregdetin e gjatë e si në ishujt e afërm, kurse përkundrazi nga ana e Italisë përballë s'ka porte. (Straboni, VII, 9, 10.). Siç e shohim Theopompi, kishte pohuar se: emri i detit Adria/Adriatik rrjedh nga emërtimi i një lumi homonim i quajtur Adria, porse nuk kishte bërë një lokalizim dhe identifikim, se ku ndodhej ky lum, në anën italiane apo në anën ilire. Autorët italianë, duke u bazuar arbitrarisht te autori i tyre Varroni (shek I-II p.e.r.) kishin gjetur nja dy kandidat-qytete Atria, njërin në një degë të lumit Po dhe tjetrin shumë më poshtë në Italinë e mesme.
S. Bizantini, në librin ???? ?????? X?? ?????, ku shkruan edhe për qytetet dhe popujt ilirë e epirotë, ku jep edhe të dhëna me shumë rëndësi të karakterit gjuhësor, mbasi ishte edhe linguist, logograf e leksikograf i shquar, duke cituar Hekateun, shkruante: ABROI, fis pranë Adrias së taulantëve, fqinj të helidonëve, sipas Hekateut... ADRIA, qytet dhe pranë tij gjiri Adrias si edhe lum, sipas Hekateut. Krahina është e pasur me kullota, prodhon dy herë në vit, dhitë lindin binjakë, shpesh edhe tre katër keca në vit, gjithashtu në disa raste edhe pesë e më tepër; dhe pulat pjellin dy herë në ditë dhe nga madhësia janë më të vogla se të gjitha pulat e tjera. Qytetari dhe banori adrianos, sipas Asianit. U thonë edhe adriates dhe detit- Adriatik. (S. Bizantini, Urbis et Populis, te Ilirët dhe Iliria në autorët antikë, 1965, f 416.)
Kështu, mund të konstatohet se informatat e Hekateut të shek V p.e.r, korespondojnë me ato të Theopompit dhe përsëriten edhe në disa autorë të tjerë antikë. Nga këto citime vijmë në mendimin e bazuar se, Adria: qytet, gji deti, lum, krahinë, emërtim deti, banori adrian-adriates rezultojnë me një vendndodhje përgjatë bregut Adriatik të gadishullit tonë. Ky konkluzion përforcohet akoma më tepër, te Aristoteli (shek IV p.e.r.) i cili shkruante: Thuhet se tek ilirët gjëja e gjallë pjell dy herë në vit dhe më të shumtat bëjnë binjakë, bile shumë tre ose katër keca, disa pesë e më tepër... Thonë se edhe pulat nuk bëjnë një ve në ditë si në vende tjera, po pjellin dy e tre herë në ditë. (De Mirabilibus Auscultationibus, 842 b, 128.)
Pak a shumë të njëjtën gjë përsëriste edhe autori antic Scymni (shek III-II p.e.r.), kur shkruante: Pastaj vjen i quajturi Det Adriatik,/ Theopompi përshkruan pozicionin e tij,/ ai bashkohet me Detin Jon/ Thonë se rreth Detit Adriatik,/ banojnë një shumicë e madhe barbarësh,/ pothuajse një milion e pesqindmijë,/ e aty, siç thonë edhe bagëtia pjellin binjakë/ Iliria është një tokë e gjatë/ anës Detit Adriatik (Europa, 368-440)
Kështu çështja e lokalizimit në bregdetin tonë ilirik Adriatik, dukej e siguruar, sepse edhe shprehimisht thuhej se ajo krahina Adria, ku dhitë pjellin nga tre - katër keca në vit dhe pulat nga dy vezë në ditë, ndodhej në Iliri. Më tej unë kisha mbledhur të gjitha grimcat nga autorët e ndryshëm antikë, sipas rendit kronologjik. Me këtë rast unë vura në dukje deformimin e çuditshëm që kishin imponuar disa autorë romakë në emërtimin e fiseve adriane me metatezën në ardiane, të cilën çuditërisht e kishte miratuar edhe linguistika jonë zyrtare!
Sipas informatës së T. Livit (shek I p.e.r.) shkruhej: lumi i Drinit, pasi përmbledh Klausalin dhe Barbanën që buron nga liqeni Labeat (Kirin dhe Bunën. AL) derdhet në detin Adriatik. (XLIV, 31) Pra kishte një lloj koncepti, se lumi Buna derdhet në lumin Drin dhe jo e kundërta. Në këtë konceptim shkonte edhe vetë gjeografi i famshëm K. Ptolemeu, kur shkruante: Pas Ulkinion, vjen gryka e lumit Drilon, që shtrihet deri te Lissos. (II,16, 3 e 4).Për mendimin tonë, ky ish konceptim antik shumë më i hershëm, duhet të ketë qenë edhe një bazament që kjo traditë dhe kjo inerci kishte vazhduar edhe deri në mesjetë duke e quajtur të gjithë këtë gji si Gjiu i Drinit, te M. Barleti. Edhe në hartat mesjetare veneciane konstatohet se shkruhet Golfo di Lodrin, etj. Për mua edhe vetë krahina Zadrima, krahas deformimeve të pushtimit romak, kishte edhe një mbivendosje me deformime sllave të një krahine si Te+Dria apo si Anë Dria, në ilirishten antike etj. (Krhs. me Anë Mali etj). Pra në hipotezë krahas Jadera/Zadarit kisha futur edhe krahinën e Skodrinon, me Nënshkodrën me tërë fushën bregdetare. Po aty, sipas meje, futej edhe ajo zona e Pulajt edhe Barention,