E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy trena pasagjerësh, dhjetëra të vdekur e të plagosur

Dy trena plot me njerëz u përplasën mëngjesin e djeshëm në afërsi të Brukselit, duke lënë të paktën 18 të vdekur dhe shumë të plagosur. Trenat u përplasën në një mot me borë pranë një stacioni hekurudhor në Buizingen, rreth 15 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit belg.  Dy lokomotivat e përplasura u shkatërruan me pjesët e përparme të ngritura vertikalisht ndërsa vagonët të shpërndarë në një zonë të gjerë. Ende nuk dihet se me çfarë shpejtësie ishin

duke udhëtuar trenat në kohën e përplasjes. Përplasja e trenave krijoi probleme kudo në trafikun e udhëtarëve. Eurostari pezulloi shërbimin hekurudhor nga Brukseli e deri në Britani përmes Tunelit nën La Mansh. U pezullua edhe shërbimi i trenave Bruksel-Paris. Punonjësit e shërbimeve të shpëtimit thanë se janë dëmtuar dhe linjat e rrjetit elektrik. Në vitin 2001 tetë persona u vranë dhe 12 u plagosën gjatë përplasjes së dy trenave pasagjerësh jashtë Brukselit. Në një aksident tjetër në 2008, 40 persona u plagosën nga përplasja e një treni pasagjerësh me një tren mallrash në qendër të Belgjikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›