Opera e Puçinit për Shën Valentin

“Manon Lescaut” opera e konsideruar nje prej veprave me te pjekura te kompozitorit italian Puccini eshte ngjitur ne skenen shqiptare per here te pare. Teatri i operas dhe baletit nen regjine e Nikolin Gurakuqit, skenografine e Genc Shkodranit dhe intepretimin e tenorit italian Lorenzo Decaro dhe solisteve shqiptare Eva Golemi,Irini Nikolla, Shpresa beka, Sidrit Bejleri etj sollen per publikun shqiptar nje veper te rralle te puccinit qe deshmon edhe dilemat e tij estetike ne krye te karrieres se tij.
Frymëzuar nga romani i abatit Antoine François Prévost “Historia e
kalorësit Des Grieux dhe e Manon Lescaut, opera u krijua gjatë
periudhës 1889 - 1892. Kohën e krijimit të saj e zgjati mbi të gjitha
përpunimi i thellë i libretit, përpunim që kaloi nëpërmjet duarve të
pesë letrarëve. Manon Lescaut, opera e tretë e Puccinit në rrjedhë
kronologjike, i tregoi autorit rrugën e ardhshme që duhej të ndiqte për
të shkruar një opera të vërtetë..
Manon Lescaut, është vepra e parë e tij që mori famë ndërkombëtare e
cila u trajtua me shumë dashamirësi nga ata të cilët zakonisht e mbronin
Puccinin. Opera përmban referime në stilin muzikor edhe të
kompozitorëve të tjerë dhe në veçanti të ëagnerit dhe Verdit. Asnjë
opera nuk përmban më tepër muzikë të “vjetër” sesa Manon Lescaut. Sa i
perket historise nese ju joshin rrefenjat kalorsiake ku ngerthehen
dashuria dhe pushteti duhet te mos mungoni ne sallen e teatrit te operas
dhe baletit.
«Një shesh i gjerë pranë portës së Parisit.» Në rrethinat e një
bujtine, studentë, borgjezë, vajza bëjnë shaka e humor mbi temën e
dashurisë e të rinisë. Një nga studentët, Renato Des Grieux, mburret me
indiferencën e tij ndaj dashurisë. Mbërrin një karrocë nga e cila
zbresin Manon Lescaut, një vajzë e destinuar për jetën e manastirit dhe i
vëllai: Lescaut. Kur Des Grieux sheh Manon, bie në dashuri me shikim të
parë dhe kur vazja mbetet vetëm, ai i afrohet me të shpejtë dhe arrin
t’i lërë një takim asaj. Por rruga e dashurise se tyre nuk do te jete e
lehte....
Mira Tuci