Emery rikthehet si trajner në La Liga

Ish trajneri i njohur i Valencias, Unay Emery është emëruar trajner i ri i Sevillës. Vendimi për emërimin e Emeryt vije pas shkarkimit të trajnerit të deritanishëm, Michel.
Humbja nga Valencia ka detyruar zyrtarët e Sevillës që të shkarkojnë trajnerin Michel. Emery në anën tjetër javë më parë është shkarkuar nga Spartak Moska pas rezultateve të dobëta. Emery te Sevilla ka nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2014./Indeksonline/