Sot ndeshje shumë e veqantë për Mourinhon

Ndeshja e kupës e Realit ndaj Valencias, do të jetë shumë e veqantë për Jose Mourinhon. Trajneri portugez do të zhvilloj ndeshjen e tij të 600-të si trajner në karrierën e tij.
I famshmi portugez do të ketë këtë mundësi pas 12 vjet përvojë pune si trajner.
Nga 599 ndeshjet e deritanshime, Mourinho i ka zhvilluar 148 me Realin, 185 me Chelsean, 127 me Porton, 108 me Interin, 20 me Leirian dhe 11 me Benfikën./Indeksonline/