Emigrantet mohojne atesine nga tradhtia e grave
Brenda nje viti Gjykata e Tiranes ka lene pa baballare 10 femije Fenomeni Burrat te tradhtuar nga grate refuzojne atesine
Nuk eshte femija im biologjik kerkoj te kryhen analizat e ADN-se dhe ti hiqet atesia. Kjo eshte nje nga kerkesat me te shpeshta qe po gjykohet tashme ne gjykatat shqiptare. Pasi kane perfunduar divorcet bashkeshortet meshkuj i rikthehen serish gjyqesorit por kete here per te kerkuar cnjohjen e atesise se femijeve per te cilet kane dyshime. Te dhenat statistikore ne Gjykaten e Tiranes tregojne se vetem gjate ketij viti jane regjistruar mbi 10 kerkesa per cnjohje atesie dhe ne te gjitha rastet ato jane pranuar nga gjykata. Gjyqtaret qe gjykojne keto kerkesa shprehen se fenomeni sa vjen dhe po behet me i shpeshte vitet e fundit ndersa me te prekurit jane ciftet ku njeri nga bashkeshortet eshte emigrant. Ndersa edhe pas mberritjes se ceshtjes ne gjykate nenat refuzojne qe femijet e tyre te kryejne analizen e ADN-se.
Rastet
Ne pergjithesi kerkesat kane te njejten fabul. Ne te gjitha rastet jane meshkujt ata qe i drejtohen gjykates duke analizuar dyshimet per tradhti bashkeshortore. Ndersa gjykata pasi ka analizuar faktet e dhena ka vendosur ne fund kryerjen e analizes se ADN-se se femijes pergjigja e se ciles i ka dhene fund te gjitha dilemave. Keshtu ne nje vendim te dhene pak dite me pare gjykata ka vendosur te lere pa atesi nje 3-vjecar. Kerkesa ka qene e te atit te femijes i cili pretendonte se ish -gruaja e tij me te cilin kishte kryer divorcin e kishte tradhtuar gjate kohes qe ai kishte punuar si emigrant ne Greqi dhe per rrjedhoje edhe femija i lindur gjate marteses se tyre nuk eshte i tij. Sipas gjykates cifti ishte martuar ne 21 tetor 2008 ndersa femija kishte lindur ne 15.10 2009. Gjykata veren se paditesi i cili ishte emigrant ne Greqi prej 10 vitesh kishte hyre ne territorin shqiptar vetem pese dite para lidhjes se marteses ligjore me ish-bashkeshorten por duke llogaritur daten kur ka lindur femija rezulton se ai nuk ishte konceptuar ne kete periudhe. Pas ketij momenti thuhet ne vendim referuar gjurmeve zyrtare te autoriteteve kufitare ne pasaporten e paditesit rezulton qe ai te kete hyre serish ne territorin shqiptar me date 05.03.2009 dhe te jete larguar me date 19.03.2009. Nderkohe qe referuar raportit mjeko-ligjor te leshuar nga poliklinika ku ishte ndjekur ish-bashkeshortja e tij gjate kesaj periudhe ajo rezulton te kete qene 16-17 javeshe shtatzene cka tregon rrjedhimisht se konceptimi i femijes nuk rezulton te jete realizuar as ne periudhen 05-19 mars 2009. Por gjykata ka shkuar me tej pasi ka siguruar edhe certifikaten e lindjes se femijes ne maternitet nga e cila rezulton se femija ka lindur pas nje kohezgjatje barre 36-37 javesh. Edhe ky fakt tregon rrjedhimisht se konceptimi i te miturit i lindur ne tetor 2009 nuk rezulton te jete realizuar as ne tetor 2008 dhe as ne mars 2009 periudha gjate te cilave paditesi ka qene fizikisht prane ish-bashkeshortes se tij veren gjykata. Bazuar ne mosperputhjen e fakteve te mesiperme nga njera ane dhe nga ana tjeter ne mungese te nje versioni shpjegues lidhur me keto fakte kontradiktore nga ana e ish-bashkeshortes paditesi i eshte drejtuar Laboratorit te Diagnozes Prenatale prane Spitalit Obstetrik Gjinekologjik Mbreteresha Geraldine Tirane me qellim percaktimin e te qenurit ose jo babai biologjik i femijes nepermjet analizes se ADN-se. Ne perfundim te testit te kryer me date 28.10.2009 me grupet respektive te gjakut te babait dhe femijes se mitur nga ana e ketij institucioni eshte konkluduar Djali nuk eshte femija biologjik i tij pra nuk ka atesine e tij mbasi karakteristikat gjenetike te femijes nuk perputhen ne 7 markera gjenetike nga 15 te analizuara me ato te paditesit. Pra i padituri perjashtohet si baba biologjik i femijes.
Por me gjithe kete rezultat gjykata ne funksion te zgjidhjes se drejte te ceshtjes me vendim te ndermjetem te dates 18.01.2011 vendosi kryerjen gjyqesish te analizes se ADN-se nepermjet Laboratorit Qendror Shkencor te Kriminalistikes Sektori i Biologjise prane Ministrise se Puneve te Brendshme. Vendimi i gjykates u mor ne baze edhe te prapesimeve te pales se paditur dhe pales se trete ne gjykim sipas te cilave rezultat e testit te ADN-se nuk jane te besueshme pasi femija nuk eshte shoqeruar nga nena per realizimin e ketij testi. Por pas ketij vendimi nena e femijes refuzoi te dergoje te miturin per te kryer kete analize. Ne keto kushte gjykata ka vendosur pranimin e kerkese-padise dhe heq atesise e trevjecarit.