E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafer Peci Kur Enveri shkonte ne Pogradec Garda rrinte mbi gomone ne liqen nga tmerri mos na e rrembenin jugosllavet

Ish-komandanti historik i Gardes se Republikes tregon ngjarjet enciklopedike kur vendi kishte kaluar ne panik te llahtarshem per sigurine e jetes se Enver Hoxhes. Paranojat e pabesueshme ne mendjet e ushtarakeve te Gardes per menyrat se si nga casti ne cast mund tu vritej apo rrembehej udheheqesi

Hyrje

Ishin dhjetera e dhjetera reparte jo vetem ato te Gardes se Republikes qe kishin detyre primare ruajtjen e jetes se personaliteteve te larta te shtetit te djeshem por edhe ato te ushtrise dhe te Ministrise se Puneve te Brendshme te dislokuara ne zonat ku kalonte apo rrinte Enver Hoxha ato qe merreshin drejtperdrejt me ruajtjen e jetes se tij. Duket dicka si komike apo enciklopedike por eshte nje e vertete e madhe dhe e patjetersueshme. Ky fakt ka ndodhur jo me shume se pak dekada me pare. Gjithcka niste me paranojen se dicka mund ti ndodhte udheheqesit te pagabueshem qe sipas mendjeve te atehershme ishte ne shenjestren e mbare shteteve kapitaliste te Evropes te cilet sipas logjikes se tyre e kishin hale ne sy ecjen dhe zhvillimin e Shqiperise socialiste dhe per kete ata synonin ne cdo cast eliminimin e udheheqesit. Ne njefare menyre kete paranojizem e kishte injektuar edhe vete Enver Hoxha i cili me te gjitha grupet e ashtuquajtura armike te popullit kishte rendur fillimisht te akuza e pare se kishin dashur te eliminonin se pari vete ate pastaj fitoret e paimagjinueshme te popullit. Ne kete vazhdimesi akuze gjithe sigurimi i tij i perbere nga dhjetera reparte te llojeve dhe armeve nga me te ndryshmet e deri te strukturat e tjera te vete Ministrise se Mbrojtjes te cilat rrinin nen nje stres sfilites per shkak se duhej medoemos te ruhej jeta e liderit si nje nga detyrat me te larta patriotike ndaj popullit te vet.

Gjithcka rrefehet sot ne nje cikel intervistash per lexuesin e gjere te gazetes standard nga vete komandanti i gardes se asaj kohe Xhafer Peci i cili nuk ngurron te shpjegoje me durim dhe sinqeritet edhe paranojat me qesharake si ne rastin se mos e helmonte njeri me lende luftarake gje per te cilen kishin menduar qe te mbanin ne makine gati per perdorim ne cast. Por Xhafer Peci tregon edhe per menyrat e sistemimit nen toke te Enver Hoxhes ne rast te nje sulmi nga ajri madje ai shpjegon se ishin parashikuar qe Enver Hoxhen ta leviznin me transportier te blinduar neper tunelet e nendheshme qe ishin parapergatitur per situata te tilla. Ai ka shpjeguar shume detaje te tilla si ato qe permendem me larte ish-komandanti i fuqishem i asaj kohe Xhafer Peci ne numrin e sotem te gazetes standard tregon enciklopedine e radhes se vec menyrave nga ishin te tmerruar njerezit e organizimit te sigurimit te tij ishte edhe ajo se mos e rrembenin jugosllavet e Titos gjate kohes qe ai ishte duke pushuar buze liqenit te Pogradecit gje per te cilet kishin marre masa qe vec organizimit te jashtezakonshem te strukturave te armatosura qe do ta mbronin nga toka te kishte edhe reparte te posacme qe do te patrullonin 24 ore liqenin.

Gjithcka sic e theksuam tregohet pikerisht ne intervisten e meposhtme te standard.

Zoti Peci ndersa ne numrat e kaluar folet shume deshmi per menyrat e ruajtjes se personaliteteve me te larta te shtetit te atehershem sot doja te ndalemi te detyrat qe kryenin forcat aktive te Gardes ne mbrojtje te personaliteteve...

Ketu ishte nje kompleksitet detyrash aq sa mund te te duket e cuditshme. Ketu ceshtja eshte se duhet te ruhen personalitetet qe drejtojne shtetin kur jeta dhe aktiviteti i tyre eshte ne levizje te shpeshte dhe se rreziqet per ta mund te jene nga me te ndryshmet.

Ishin vertet te rrezikuar ata

Kjo nuk eshte kompetenca ime ti pergjigjem per vete faktin se detyrat tona si Garde ishin te menduara sikur nga casti ne cast jeta e vipave te larte te shtetit mund te rrezikohej seriozisht. Mirepo ketu kemi nje kompleks operacionesh mbrojtese. P.sh. le te marrim jeten e Enver Hoxhes. Ishin marre masa qe jeta e tij te ruhej ne vilen ku banonte zakonisht por ishin marre masa qe ai te ruhej edhe ne levizje por edhe ne vilat e tjera te pritjes ku shkohet shpesh.

Pse kishte specifika te tjera kur ai shkonte ne vila te tjera

Si skishte. P.sh. jeta e Enver Hoxhes nuk mund te mbrohej nje lloj si ai te ishte ne bllok dhe si te ishte ne Pogradec.

Ku ishte e vecanta e ruajtjes ne Pogradec

Sepse ne Pogradec ne merrnim masa qe Enver Hoxha te ruhej edhe nga ndonje rrembim qe mund ti ndodhte nga ndonje skuader speciale qe mund te vinte ne menyre te menjehershme dhe ne formacion luftimi nga liqeni.

E cfare masash kishit marre ne kete rast

Ne rastin qe Enver Hoxha nisej per ne Pogradec merreshin masa te jashtezakonshme per te siguruar mbrojtjen e tij jo vetem gjate udhetimit por kryesisht gjate qendrimit ne vilen perkatese ku pushonte aty. Keto masa kishin te benin si per ruajtjen nga toka por edhe per ruajtje nga ana e liqenit pasi ishim pikerisht ne zone kufitare.

Pse kishte rrezik drejtimi i liqenit

Ne ishim te detyruar qe te mendonim vetem per rrezik. P.sh. mund te vinin dy tre skuadra speciale dhe ta eliminonin ne menyren me te befasishme te shpejte te organizuar dhe me arme teper te sofistikuara te gjitha rojet qe siguronin jeten e familjes se Hoxhes dhe mund te rrembenin direkt ate per ta marre me vete. Pra ndodhte nuk ndodhte ne ishim pergatitur per situaten me te veshtire. Ne kete rast ne ate zone ne jo vetem kishim shtuar patrullimet ne toke dhe kryesisht ne liqen por mbanim ne gatishmerine dhe dy batalione te gardes qe i kishim sjelle posacerisht ne Pogradec dhe i mbanim te dislokuara aty gati per te nderhyre ne cdo cast.

Benit patrullim ne liqen

Po po benin patrullim te vazhdueshem truproja te Gardes. Per kete ishin ne dispozicion dy motoskafe tip gomone qe quheshin Foribort te cilat mbanin deri ne 10 ushtare. Ne kete kohe per 24 ore qendronin ne nje gatishmeri te jashtezakonshme dy repartet speciale te gardes te rakorduara dhe me gatishmerine e reparteve te organeve te deges se Puneve te Brendshme si dhe me repartet e kufirit dhe ato te kembesorise se ushtrise. Keto qe ne castin e pare qe do te jepej sinjali me i vogel kishin marre masa te nderhynin ne menyren me te rrufeshme qe te mundeshin. Flitej per nje nderthurje zjarri forcash dhe mjetesh te cilat mund te perballonin nje nderhyrje te cfaredoshme forcash nga jashte kufirit qe mund te vinin per te demtuar personin e kryetarit te shtetit shqiptar. Ne keto operacione nje rendesi e jashtezakonshme ne drejtim te kalimit ne gatishmeri u ishte kushtuar sidomos reparteve te artilerise kunderajrore dhe atyre te artilerise tokesore te cilat gjate kohes qe Enver Hoxha pushonte ne Pogradec dhe forcat e tjera qe permendem pak me pare ishin ne gatishmeri dhe ne patrullime te panderprera. Keto qendronin ne pritje me predhat te kaluara ne folene e grykes se zjarrit gati per te shtire me predha te kalibrave nga me te voglat deri te ato me te rendat.

Sa forca perbenin dy repartet speciale qe ju merrnit qe nga Tirana per te qene ne gatishmeri per te mbrojtur Hoxhen ne Pogradec

Po shkonin aty te 300 ushtare e oficere. Por kjo shifer ndryshonte sipas kushteve dhe situatave.

Le te kalojme te Blloku ne Tirane. Cfare masash ishin per mbrojtjen e Bllokut ku jetonte udheheqja me e larte e shtetit

Edhe per mbrojtjen e Bllokut ishin marre masa per mbrojtje te garantuar te familjeve ku jetonte udheheqja e larte e shtetit.

Per kete gje ishin llogaritur sulmet nga toka dhe nga ajri. Ne interes te kesaj ishte llogaritur edhe mbrojtja. Gjithsesi ne ishim te gatshem te kundervepronim qofte per njerin dhe qofte per tjetrin rast por gjithashtu ishim pergatitur qe te perballonim dhe situaten me te veshtire per te siguruar mbrojtjen kur sulmet ishin te njehershme si nga toka dhe nga ajri.

Ju lutem mund te konfirmoni se sa forca ishin llogaritur per te mbrojtur Bllokun

Pervec 5 batalioneve te Gardes te cilet perbenin nje efektiv rreth 1000-1500 persona te cilet ishin destinuar posacerisht vetem per zonen e Bllokut. Tani ketyre forcave vetem per detyren e tyre te percaktuar u viheshin ne dispozicion dhe nje sasi forcash te konsiderueshme te drejtorise se dyte e cila ishte krijuar posacerisht per ruajtjen dhe sigurine sekrete te udheheqjes. Jo vetem kaq por ne dispozicion te forcave te gardes qe kryenin detyren e tyre luftarake ne interes te mbrojtjes se Bllokut ishin planifikuar dhe forca te posacme te njesive ushtarake te Tiranes te cilat si detyra te posacme luftarake ne rast agresioni kishin pikerisht rajonin e bllokut ne mbeshtetje te forcave te atjeshme te gardes.

Sa forca perbeheshin

Gjithsej vetem per ate zone ishin percaktuar deri 2-3 brigada qe perbenin mijera forca. Njera nga keto brigada ishte vetem me mjete te blinduara dhe ndodhej e dislokuar ne Sauk ne gatishmeri te plote per te nderhyre ne cdo cast qe do te merrte qofte dhe sinjalin me te vogel.

Sa tanke kishte ne perberje kjo brigade

Kishte rreth 100 tanke qe mbaheshin ne gatishmeri per te shkuar ne sigurimin e vilave qe ne momentin e pare te dhenies se alarmit.

Keto thate se ishin ne Sauk

Po.

Po ne Garde a kishit mjete te blinduara per tu ardhur ne ndihme ne situaten e pare forcave kembesore qe ishin te dislokuara ne afersi te Bllokut

Patjeter qe ne territorin e gardes kishim 10-15 tanke dhe mjete te tjera te blinduara qe i mbanim per situaten me ekstreme.

Per shtepine e Enver Hoxhes cfare ishte llogaritur

Ishin 2-3 tanke dhe nje transportier i blinduar qe do te rrinin ne dispozicion per te vepruar ne zonen e brendshme te Bllokut ndersa te tjeret dhe me ata qe do te vinin nga Sauku do te kryenin detyrat mbrojtese ne funksion te forcave te Gardes qe do te qarkonin Bllokun.

Cfare ishte transportieri i blinduar

Ishte mjet i levizshem me nje blindim special qe mbahej posacerisht per te levizur nga shtepite ne rastin e sulmit nga jashte Bllokut apo nga ajri te Enver Hoxhes Mehmet Shehut Hysni Kapos Adil Carcanit Ramiz Alise.

Per mbrojtjen nga ajri cfare masash kishit marre

Ishte vendosur ne radhe te pare nje bateri e posacme kunderajrore me 6 topa kunderajrore e cila do ti pergjigjej menjehere me zjarr cdo sulmi nga ajri. Kjo bateri ishte e vendosur ne zonen e Bllokut pikerisht ne pozicionin e ndodhur ndermjet parkut te madh te Liqenit Artificial dhe Universitetit te Tiranes.

Nderkohe nje bateri e posacme kunderajrore. Gatishmeria dhe efikasiteti i mbrojtjes kunderajrore ne zonen ku jetonte udheheqja e shtetit u rrit akoma me shume sidomos pas sulmit te forcave te Traktatit te Varshaves mbi Cekosllovaki. Ne ato momente baterise kunderajrore iu shtuan ne misionin e vet te mbrojtjes nga ajri dhe shume mitraloza kunderajror te kalibrit 12.7 mm.

Keta mitraloza u vendosen mbi soleten e godines se Kryeministrise te Komitetit Qendror te Radio Tirana dhe ne shume soleta te tjera brenda Bllokut. Keta mitraloza sherbenin me shume per tiu kundervene helikoptereve qe do te mundoheshin te desantonin mbi Bllok ashtu dhe desanteve te tyre pasi bateria kunderajrore ishte e pershtatshme per te qelluar avionet qe ishin sidomos ne lartesi te konsiderueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›