Permbytjet ne Tirane bashkia ka gati projektin per menaxhimin e ujerave

Komuna e Parisit dhe Don Bosko lagjet ku po punohet
Ne vitet e fundit eshte pare disa here qe gjithe qyteti i Tiranes te permbytet nga ujerat e shumta qe vershojne nga te gjitha anet. Me ne fund pritet qe ti jepet zgjidhje edhe ketij problemi qe ka qene shqetesues per te gjithe banoret e qytetit. Bashkia e Tiranes ka nisur nderhyrjet per sistemimin e kolektoreve te qytetit per largimin e ujerave te shiut per ti dhene zgjidhje nje problemi shqetesues per qytetaret. Drejtori i Pergjithshem i Menaxhimit te Sherbimeve Taulant Zeneli dhe drejtoresha e Ndermarrjes nr. 2 Luzhiana Abazi shpjeguan masat qe jane marre dhe ato qe parashikohen per tu ndermarre ne bashkepunim me ndermarrjen e Ujesjelles-Kanalizimeve mes te cilave eshte adresuar edhe zgjidhja qe do ti jepet permbytjeve qe shkaktoheshin edhe nga reshje te vogla shiu ne rrugen Don Bosko e kthyer prej kohesh ne shqetesim per qytetaret dhe perdoruesit e mjeteve. Zeneli tha se ne buxhetin e vitit 2012 jane parashikuar fondet e domosdoshme ne kolektoret e rrugeve.
Projekti
Sot ndodhemi ne zonen e Don Boskos e cila eshte nje zone problematike per sa i perket largimit te ujerave te bardha apo te shiut. Pavaresisht investimeve te bera me pare aktualisht problematika vazhdon. Per kete arsye nga ana e bashkise ne kuader te pergatitjes se projekteve per buxhetin e vitit 2012 por ne bashkepunim te ngushte edhe me Ndermarrjen e Ujesjelles-Kanalizimeve e cila ka pergatitur nje projekt do te mundesohet fillimi i punimeve per zgjidhjen e ketij problemi ne kete zone dhe kjo do te vazhdoje me tej me kompletimin e gjithe zones nga ana e Bashkise se Tiranes - tha Zeneli.
Nga ana e saj Luzhiana Abazi u shpreh se fale nderhyrjeve te deritanishme eshte bere e mundur sistemimi i kolektoreve ne zonen e Komunes se Parisit ne bashkepunim me Ujesjelles-Kanalizimet e Tiranes.
Per sa i perket drejtorise nr. 2 te punetoreve te qytetit jane marre te gjithe masat eshte bere pastrimi i te gjitha zgavrave te ujareve te shiut ne te gjitha rruget e qytetit vazhdojme akoma sot te bashkepunojme me ndermarrjen e Ujesjelles-Kanalizimeve sepse realisht duhen makinerite e posacme per kete pune. Ne kete moment mund te themi se eshte zgjidhur problemi shqetesues i rruges Komuna e Parisit fale edhe ndihmes se Ujesjelles-Kanalizimeve dhe po ashtu do te vazhdojme edhe ne rrugen Don Bosko ku do te nderhyhet ne kolektorin e kesaj zone i cili me vendndodhjen aktuale nuk i jep zgjidhje ujerave te bardha te kesaj zone - tha Abazi.
Problemi
Gjate fushates elektorale te kryetarit te Bashkise Lulzim Basha ne takimet e zhvilluara me banoret iu eshte premtuar se ky problem do te zgjidhet pa ardhur sezoni i ri i shirave ne menyre qe te mos lejohen permbytje te tjera. Sic duket me kete projekt do te mundesohet qe nje pjese e mire e banoreve te Tiranes te mos vuajne nga permbytjet qe behen gjate vershimit te ujerave.