E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët e kthyer, trokasin në zyra për të gjetur punë

Kriza ekonomike që ka përfshirë shtetin fqinj Greqinë po sjell në Shqipëri gjithnjë e më shumë emigrantë, të cilët kthehen për të jetuar gjithmonë në vendin tonë.
 

Këtë e vërteton edhe përqindja e lartë e të regjistruarve pranë Zyrave Kombëtare të Punësimit, ku 88 % janë emigrantë nga fqinji jugor. Sipas Etleva Gjelaj, specialiste e statistikave pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit, numri është katërfishuar, krahasuar me një vit më parë.
 

Ndërsa sa i përket numrit të të punësuave nga zyra e punësimit, ajo shkon në 6.600.Grupmoshat të cilët duket se e kanë pasur më të lehtë për të gjetur punë sipas specialistes Gjelaj janë ata që i përkasin moshës 25-29 vjec.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›