Kolektori në njësinë 2, përfundon faza e parë e punimeve

Përfundon faza e parë e punimeve të kolektorit për zonën e Saukut. Ndërsa në fazën tjetër të projektit do të lidhen të gjitha banesat e zonës më këtë kolektor.
Më një fond prej 67 milion lekësh Bashkia do të japë zgjidhje për këtë problem, i cili deri më sot ka ndikuar për keq në jetën e 1000 familjeve të kësaj zone.
Ndërsa nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku, thotë se investimet nga buxheti i bashkisë Tiranë do të jenë gjithmonë të pranishme aty ku qytetari do të ketë nevojë.
Përfituese e këtij projekti do të jetë edhe komuna e Farkës, ndërsa Tabaku premtoi se investimet e bashkisë Tiranë do të vazhdojnë të prekin çdo aspekt të jetës së qytetarëve, gjë e cila do ta bëjë Tiranën një qytet me një cilësi jete më të mirë.