E Diel, 1 Nëntor 2026

Çiftet në Q.Studenti, tani mund të rrinë bashkë në Godinë

Ciftet e studentëve, të cilët vazhdojnë studimet në Universitetin e Tiranës, që janë të martuar, të fejuar apo edhe të dashuruar nuk do të jenë të detyruar të jetojnë më të ndarë me njëri-tjetrin në Qytet Studenti.
 

Do të jenë 45 cifte që do të mund të përfitojnë akomodim, për herë të parë këtë viti akademik, në godinën numër një. Sipas drejtorit të Qytetit Studenti,Bujar Brovina, ishin kërkesat e shumta që e nxitën të merrej ky vendim.
 

Por kushtet më të mira, sigurisht do të shoqërohen edhe me një cmim më të lartë. Bujtina numër një, e cila aktualisht po i nënshtrohet procesit të rikonstruksionit, do të jetë gati sipas Drejtorit Brovina, ditët e fundit të shtatorit, ndërsa regjistrimet për tu bërë pjesë e saj kanë nisur.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›