E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët grekë dërguan 43 milionë euro nga Shqipëria

euroJo vetëm emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi dërgojnë para në Shqipëri. Ndodh edhe e kundërta. Sipas të dhënave të Open Data, në vitin 2011, grekët që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri kanë dërguar në vendin e tyre një shifër prej 43 milionë euro, raporton Shqip.

Pas të huajve nga Greqia, të dytët janë maqedonasit me 3.1 milionë euro dhe pastaj kemi surprizën e Çekisë, e cila renditet e dyta, për nga 3 milionë euro dërgesa. Të dhënat i referohen vitit 2011 dhe natyrisht që ndikohen nga prezenca e CEZ.

Greqia është vendi me vlerat më të larta të parave që dërgojnë emigrantët drejt Shqipërisë. Vlera e dërgesave shënon 310 243 000 euro dhe përbën 47 për qind të totalit. Pas Greqisë vlerën më të lartë të dërgesave të emigrantëve drejt Shqipërisë e shënon Italia me 248 710 000 euro/b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›