E Diel, 1 Nëntor 2026

Varfëria, 54 mijë fëmijë punojnë që nga ndërtimi, deri në miniera

femijeINSTAT ka bërë të ditur nëpërmjet një studimi, se 54 mijë fëmijë nga mosha 5 deri në 17 vjeç në Shqipëri, janë të punësuar.

Sipas studimit, këta fëmijë punojnë në bujqësi, tregti, ndërtim, miniera dhe shitje.

2.5% e këtyre fëmijëve, të cilët janë meshkuj, punojnë në ndërtim dhe në miniera me orare të zgjatura dhe në kushte aspak normale.

Sipas ligjit, nga mosha 5 deri në 13 vjeç, asnjë fëmijë nuk duhet të punojë. Por, varfëria ka detyruar shumë prej tyre të lënë shkollën dhe të punojnë, në mënyrë që të ndihmojnë familjet për të mbijetuar./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›