E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët kthehen në Greqi, situatë normale në Kakavijë

Emigrantët shqiptare kthehen në Greqi pas festimit të pashkëve në atdhe. Sot, situata në pikën doganore të Kakavijës është paraqitur normale pa rradhë të gjata emigrantësh. Rreth 4820 shtetas e 1450 automjete kanë kaluar drejt Greqisë, 

KAKAVIJE- Situata e qarkullimit të makinave në pikën doganore të Kakavijës është paraqitur normale dhe nuk ka patur rradhë të gjata emigrantësh. Rreth 4820 shtetas dhe 1450 automjete kanë kaluar sot drejt Greqisë, nëpërmjet kësaj dogane.
Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit për Qarkun e Gjirokastrës, pohuan "se gjatë periushës nga 15 marsi deri në 21 prill, në Shqipëri përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë 109.606 emigrantë që jetojnë në vendin fqinj për të festuar Pashkët”.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›