E Diel, 1 Nëntor 2026

Pozita dhe opozita, tur paraelektoral në disa rrethe të vendit

Përfaqësues të pozitës e opozitës kanë zhvilluar turin e tyre paraelektoral në rrethe të vendit. Gënc Pollo ka qenë i pranishëm në Skrapar e Çorovodë, ndërsa kreu i PSD Gjinushi në Lezhë. Ilir Meta ka vizituar një familje pensionistësh në Tiranë. 

SKRAPAR/ LEZHE/ TIRANE- Zëvenedëskryeministri Genc Pollo u ndal në Çorovodë dhe Skraparë ku u takua me banorë të këtyre qyteteve. Ndërsa foli për arsimin zëvenedëskryeministri vlerësoi reformat e qeverisë në fushën arsimore dhe veçanërisht atë në maturën shtetërore. Qeveria tha Pollo çliroi arsimin nga korrupsioni dhe furi në shkolla teknologjitë më të përparuara të informacionit.
“Me qeverinë socialiste me Ramën dhe Metën brenda vetëm 7 për qind e nxënësve të arsimit të mesëm mund të preknin një kompjuter me dorë. Sot të gjithë nxënësit pa përjashtim kanë kabinete e informatikës, sëshpejti të lidhur edhe me internet”- tha Pollo.

Kreu i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi, në një takim në qarkun e Lezhës ku ka prezantuar kandidatin e kësaj partie për zgjedhjet e qershorit Mark Përlleshi, ka theksuar se PSD-ja nuk i ka zhgënjyer asnjëherë votuesit, ndërsa u shpreh se Lezha dhe partia që ai drejton janë përcaktuese për fitoren e qershorit.
“PSD-ja i kërkon votën shqiptarëve, pasi ajo nuk ka zhgënjyer asnjëherë votuesit e saj si edhe nuk ka mashtruat. Ne e kemi luftu korrupsionin edhe kur kemi qënë në qeveri por edhe në opozitë”- tha Gjinushi.

Gjatë një vizite në një familje pensionistësh në kryeqytet kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka premtuar më shumë mbështetje për këtë shtresë pas zgjedhjeve të qershorit. Meta tha se LSI-ja në të ardhmen do të garantojë miratimin e një ligji i cili do të sigurojë kushte më të mira, përfshi edhe miratimin e një pensioni të 13-të. “Jemi të angazhuar që këtë ligj ta miratojmë në të ardhmen, një ndër këto përfshin edhe rimbursimin e plotë të ilaçeve, jemi të vendosur që edhe ju pensionistët të keni një pension të 13-të” – tha kreu i LSI-së Meta.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›