E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët kthehen për pushime, normalizohet situata në Kakavijë

GJIROKASTER - Normalizohet situata në pikën kufitare të Kakavijës. Radhët e gjata u krijuan si pasojë e fluksit të madh të emigrantëve që kthehen nga Greqia për të kaluar pushimet në Shqipëri. Në një situatë e tillë është krijuar edhe në sajë ritmeve të ngadalta.

Gjatë natës, pala greke ka punuar vetëm me një sportel duke bërë që radhët e automjeteve të shkonin deri në 2 km.

Kjo situatë në pikën kufitare të Kakavijës vjen e ripërsëritur në çdo rast të kthimit të emigrantëve në sezonin veror apo për festa të ndryshme në Shqipëri.

Pala greke ka shtoi sportelet gjatë ditës, duke punuar me 3 të tilla, gjë që reduktoi edhe radhët e gjata të emigrantëve në tokën greke.

(er.nu/news24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Vlorë, fluks emigrantësh në port, prej 1 gushtit kanë hyrë 8000 persona

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›