E Diel, 1 Nëntor 2026

Një turiste bullgare gjendet e vdekur në Strugë

STRUGE - Një turiste bullgare është gjetur e pajetë mbrëmjen e djeshme në një dhomë të marrë me qira në qytetin e Strugës.

Zëdhënësi i policisë në Ohër, Stefan Dimovski bëri të ditur se gruaja e lindur në vitin 1951 në Sofje, është gjetur rreth orës 19 e 20 minuta nga pronari i shtëpisë, ku ka qenë e sistemuar.

“Ekipi mjekësor menjëherë ka ardhur në vendngjarje dhe ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës”, - theksoi Dimovski.

Zëdhënësi i policisë theksoi se me kërkesë të gjykatësit hetues sot do të kryhet autopsia.

(er.nu/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›