Presidenti Nishani dekoron komunën e Kelmendit me “Nderi i Kombit”
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë pjesë në veprimtarinë e përvitshme “Logu i Bjeshkëve”, një manifestim artistik dhe etnografik që zhvillohet në Kelmend të Malësisë së Madhe, me pjesëmarrjen e banorëve të zonës, Kosovës, shqiptarë nga Mali i Zi e diaspora.
Kelmendasit përshëndetën dhe evidentuan vizitën e Presidentit Nishani, si të parën vizitë që një kryetar i shtetit shqiptar zhvillon në Kelmend përgjatë gjithë historisë; bëri të ditur zyra e shtypit e Presidentit.
Prania e zotit Nishani në festën e këtij viti kishte për qëllim kryesor dorëzimin e dekoratës “Nderi i Kombit” që kreu i shtetit i akordoi Komunës Kelmend me motivacion “Për kontribut të shquar për identitet kombëtar, për trimëri dhe heroizëm në kryengritjet antiosmane për pavarësi, për qëndresën heroike në ruajtjen e kufijve kombëtarë nga copëtimi shovinist, për kryengritjen e parë antikomuniste (1945), ku gjaku i martirëve u shndërrua në memorie dhe vullnet për të kërkuar demokraci, për prijësit dhe bijtë e saj të shquar që ka nxjerrë në shekuj”.
Duke vlerësuar “Logun e Bjeshkëve” si një markë të etnicitetit, etnografisë dhe kulturës shqiptare, Presidenti theksoi se në kushtet e globalizmit, identitetet kulturore nëse janë të forta dhe arrijnë të kultivohen, spikasin dhe mund të dalin në pah më shumë se më parë.
“Nëse do të kishim për zemër fatet e kultures shqiptare dhe fatet e formimit të pasardhësve tanë, duhet që jo vetëm t’u bëjmë një jehonë manifestimeve të tilla artistike, etnografike dhe patrotike si “Logu i Bjeshkëve”, por duhet t’u bëjmë një lexim edukativ, informues dhe tendenc zhbirues”, tha Presidenti.
Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit u shpreh se një vlerë e pashuar në shekuj e krahinës së Kelmendit, është edhe respekti gati proverbial ndaj grave dhe lirisë së shprehjes së tyre, si një shembull i përkryer i demokracisë së fiseve shqiptare.
“Trashëgimnia e kësaj treve është një shembull i gjallë i vlerësimit dhe cilësimit të gruas si një zonjë e vërtetë, që merrte pjesë në kuvende, thoshte lirshëm fjalën e saj, madje dhe votonte. Ky është një mesazh i madh qytetarie dhe përparimi që “Logu i Bjeshkëve” duhet t’ia shpërndajë gjithë Shqipërisë dhe gjithë përpjekjeve që ajo sot po bën në betejën e saj kundër padrejtësive dhe pabarazisë gjinore, si një normë bazë e së ardhmes sonë europiane”.
Ndërsa e filloi kuvendimin e tij me kelmendasit duke u prezantuar të bijën, Fiona, të veshur në shenjë respekti dhe admirimi me një kostum popullor të kësaj krahine, Presidenti Nishani ndoqi së bashku me familjen e tij të gjithë manifestimin “Logu i Bjeshkëve”, në fund të të cilit u përshëndet dhe bisedoi nga afër me banorët e zonës dhe të ftuarit e tjerë.
(er.nu/BalkanWeb)