E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët kthehen për të festuar në atdhe, 3 mijë mjete kanë hyrë dhe dalë në 24 orët e fundit

Në pikën Kufitare të Kakavijës, një nga pikat kryesore të kalimit mes Shqipërisë dhe Greqisë.  vijojnë lëvizjet për festat e fundvitit, ndërsa strukturat përgjegjëse janë në funksion për garantimin e mbarëvajtjes së shërbimit.

Autoritetet kufitare po kryejnë kontrollet sipas rregullave në fuqi, ndërsa udhëtarët janë të orientuar për të respektuar dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurat përkatëse gjatë kalimit në kufi.

Në këtë periudhë festash të fundvitit në Stacionin Kufitar të Kakavijës vazhdon të regjistrohet fluks lëvizje në të dyja anët e kufirit me Greqinë.

Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, përgjatë 24-orëve të fundit nëpërmjet kësaj dogane udhëtuan në drejtim të shtetit grek dhe anasjelltas 9.362 shtetas dhe  3.058 automjete.

Fluksi më i madh është regjistruar në hyrje të tokës shqiptare ndërsa bashkatdhetarët tanë kthehen për të festuar në vendlindje.

Aktualisht Policia Kufitare në Kakavije ka marrë masat për evitimin e radhëve të pritjes në sportelet e dokumenteve.

Gjithashtu është rritur prania e efektivave blu për garantimin e sigurisë publike në mjediset e kësaj dogane dhe goditjen e ngjarjeve kriminale në vijën kufitare me shtetin grek.

Shtim i pranisë së Policisë Rrugore konstatohet edhe në rrugën kombëtare Gjirokastër-Kakavije me synim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gazetare: E. Domeri           

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›