E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet largohen pas festave

Mijera shqiptare qe punojne dhe jetojne ne Itali dhe vende te tjera te Bashkimit Europian kane nisur te kthehen ne vendet e tyre. Porti i Durresit eshte mbipupulluar ne keto dite. Te pakten pese tragete punojne cdo dite, ne linjat e Barit, Triestes, Ankones dhe Brindizit. Fluksi i madh, por edhe kushtet jo te pershtatshme atmosferike gjate janarit kane detyruar qindra udhetare te presin per ore te tera. Sipas Kapitenerise levizja e njerezve po kryehet normalisht, dhe vonesat nuk jane per shkak te punes se dobet ne terminal. Nepermjet Portit te Durresit kalojne dhe emigantet qe jetojne ne Gjermani, Austri, Angli dhe vende te tjera. Vec shtetasve shqiptare, po nepermjet Portit te Durresit udhetojne dhe qindra shtetas kosovare, apo maqedonas. Punonjes te agjencive te udhetimit thone se ky fluks i madh levizjesh do te vijoje dhe gjate kesaj jave. Nepermjet Portit te Durresit, ne dy javet e fundit te dhjetorit hyne ne Shqiperi rreth 23 mije persona.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›