E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët, makthi i pritjes në radhë nuk do të përfundojë kurrë

Share

Tashmë është bërë e zakonshme: emigrantët shqiptarë do të vuajnë gjithmonë nëpër pikat doganore, edhe pse kanë kaluar 20 vjet që nga hapja e kufijve.

Ashtu si çdo vit, ata janë përballur edhe këtë radhë më probleme dhe radhë të gjata në dogana, për shkak se pala tjetër, ajo greke, ka punuar me shumë pak sportele.

Ky është një problem që përsëritet si për festat e fundvitit, ashtu dhe në verë, kur ata kthehen në Shqipëri për pushime. Deri më tani, ky problem vazhdon që mos të zgjidhet, ndërsa ata që vuajnë, janë pikërisht emigrantët, të cilët mund të thuhet me plot gojën se janë pjesa më e diskriminuar e shoqërisë shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›