E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri dhe fëmijët, çfarë dhuratash morën për festa

Festat e ndërrimit të viteve duket sikur nuk ka kuptim pa shkëmbimin e dhuratave. Për të gjithë festat janë të bukura por për fëmijët ato marrin një tjetër ngjyrim, pasi janë ata, të cilët rrëmbejnë më shumë dhuratat se të tjerët, dhe si rrjedhojë kjo i bën të vegjlit të presin festat me padurim.
Në ditën e tretë të vitit të ri teksa shëtisin, në sheshin kryesorë të kryeqytetit, i pyesim se çfarë kanë marrë për dhuratë në ditën e ndërrimit të viteve dhe ne na rezulton se mbizotërojën kukullat, por nuk ngelen prapa rrobat dhe librat.
Sigurisht në dy moment të vegjëlit marrin më shumë dhurata, në ditëlindjen e tyre dhe në festën e Vitit të Ri. Për këtë të fundit I duhet të presin të kalojnë plot 12 muaj.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›