Elbasan, 21-vjeçarja vdes në spital nga gripi. Dyshime për mjekim të pakujdesshëm
Share
Një 21-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotmë në spitalin e Elbasanit. Blerina Balla nga komuna Qendër e Librazhdit ishte shtruar më datën 31 dhjetor në spitalin e qytetit me temperaturë të lartë, por pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk ka mundur dot të mbijetojë, duke humbur kështu jetën. Megjithatë, ka dyshime të mëdha për vdekjen e saj dhe mund të nisin hetime për mjekim të pakujdesshëm. Punonjësit e spitalit nga ana tjetër, kanë thënë se vajza e re humbi jetën për shkak të virozave të stinës.