E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët ndërmjet ëndrrave, shpresave dhe tragjedisë

Kateri i Rades

ROME- Projeksione, promovime librash dhe takime për të treguar historitë e atyre që u përpoqën të arrijnë Italinë, në kërkim të një të një jete më të mirë.

Në bibliotekën Villa Leopardi në kryeqytetin italian muaji maj i është dedikuar emigrantëve. Mes shumë aktiviteteve gjendet edhe një për Shqipërin që sjell në vëmendje edhe njëherë vitin 1997 dhe tragjedinë e Otrantos.

Më 14 maj, do të bëhet prezantimi i librit “Il naufragio” (Fundosja) i autorit Alessandro Leogrande, që tregon historinë e përplasjes së motovedetës Kateri i Radës me një anije të patrullës italiane, në kanalin e Otrantos më 28 mars, 1997. Gjatë këtij promovimi do të jetë i pranishëm edhe vetë autori i librit.

Alessandro Leogrande ka hetuar gjerësisht rreth fundosjes së Katerit të Radës. Ai është takuar me të mbijetuarit, të afërmit e viktimave, ushtarakë, avokatë, aktivistë të shoqatave antir-raciste dhe ka udhëtuar në qytete e fshatra të Shqipërisë  nga ku vinin emigrantët e kësaj tragjedie.

Nga tragjedia e Otrantos mbijetuan vetëm 34 persona, 57 humbën jetën, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë, ndërsa 24 trupa nuk u gjetën kurrë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›