Emigrantet ne proteste Arrestimi i shqiptarit per pedofili i padrejte

ROM- Lidhja e emigranteve shqiptare ILIRIA ka nisur protesten e paralajmeruar ne kryeqytetin italian Rome pas arrestimit te nje shqiptari ne muajin gusht nen akuzen per pedofili kunder te birit 5 vjecar. Mediat italiane njoftojne per pjesmarrje te larte nga ana e emigranteve shqiptare atje ndersa protesta po udhehiqet nga nje resident ne Itali Vladimir Kosturi.
Shqiptari eshte arrestuar me 3 gusht nen akuzen per abuzim me te birin 5 vjecar ndersa shoqata shqiptare ILIRIA e ka quajtur normale dashurine qe shqiptari ka treguar ndaj te birit pasi ne shoqerine patriarkale shqiptare dashuria e prindit ndaj djalit eshte disi me e vecante se ndaj vajzes.
Drejtues te shoqates ILIRIA kane paralajmeruar se nuk do te ndalojne vetem tek kjo proteste por do te vazhdojne me tej.
Kjo nuk eshte pedofili dhe marshimi yne nuk eshte ne favor te pedofilise- tha organizatori Vladimir Kosturi nga Roma per mediat italiane.
Ai ka shpjeguar me tej se gjesti qe i ati ka bere ndaj te birit pese vjecar djale te vetem pas 5 vajzave eshte nje gjest i cili gjendet edhe sot ne disa zona te thella ne Shqiperi.
Puthja e organit gjenital te femijes meshkujve sa eshte i vogel shpjegohet me nje tradite te hershme te shqiptareve. Gjest i cili tregonte kalimin e burrerise trimerise dhe forces se te atit tek mashkulli i shtepise. Nje shprehje e gezimit dhe dashurise ne nje familje patriarkale shqiptare-ka shpjeguar Kosturi per opinionin publik italian
Arrestimi i bujshem eshte bere nga policia ne fillim te gushtit. E tera kjo filloi kur mesuesit e kopshtit kishin mesuar per lojra te cuditshme mes femijes dhe babait ne dhomen e gjumit. Reagimi nga ana e mesuesve ishte i menjehershem te cilet kane lajmeruar menjehere policine dhe organet e prokurorise.