E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët prishin balancat politike në qarkun e Korçës

KORCE- Qarku i Korcës i cili në zgjedhjet e 23 qershorit prishi balancat politike të vitit 2009, duket se pati si faktor të rëndësishëm votën e emigrantëve. Dy forcat e mëdha politike në Korcë, gjatë fushatës elektorale lobuan fort që emigrantët shqiptarë të vinin dhe të votonin në Shqipëri, madje Partia Socialiste në Korcë vendosi në listën e kandidatëve për deputet, emigrantin Artur Porpollogu njëherazi edhe përfaqësuesi partisë socialiste në Greqi.

Në një intervistë për News 24 Porpollogu tregon se vetëm në Korcë kanë mbërritur nga Greqia të organizuar nga dega e Partisë Socialiste në Greqi 10 mijë emigrantë, dhe cdo prurje sipas tij është konsideruar votë e sigurtë për Partinë Socialiste. Sipas Porpollogut vota e emigrantëve ka qenë vendimtare në fitore e Partisë Socialiste.

Sakaq pjesëmarrja në votime e emigrantëve në zgjedhjet e 23 qershorit është e trefishuar krahasuar me zgjedhjet e vitit 2009. (e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›