E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ e Shqipërisë përshëndet njohjen e Kosovës nga Egjipti

TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet njohjen e Republikës së Kosovës nga Republika Arabe e Egjiptit.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat Ministria e Jashtme e Shqipërisë thekson se njohja vjen në një moment tepër të rëndësishëm për afirmimin e mëtejshëm ndërkombëtar të Kosovës, të anëtarësimit të saj në organizatat rajonale, evropiane e më gjerë, si dhe në prag të konfirmimit të hapjes së negociatave për MSA-në me Bashkimin Evropian.

“Jemi të bindur se njohja nga ana e Egjiptit, për vetë rolin dhe peshën që ky vend ka në Lindjen e Mesme, do të ketë një impakt pozitiv për njohje të reja nga vende anëtare të Lidhjes Arabe dhe të OBI, që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në familjen e Kombeve të Bashkuara”, përfundon njoftimi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›