Emigrantet, procedurat e reja per lidhje pensioni
Denisa Xhoga
Keshilli Administrativ i ISSH-se, ka percaktuar rregullat dhe procedurat e reja per caktimin, administrimin dhe pagesat e pensioneve, qe duhet te ndjekin emigrantet shqiptare ne Greqi, Itali, Angli, SHBA etj. Fillimisht, ata duhet te depozitojne kerkesen nje vit perpara se te mbushin moshen e pensionit dhe me pas, te plotesojne te gjitha dokumentet e nevojshme. Emigrantet shqiptare ne bote mund te perfitojne pension te pjesshem kur kane jo me pak se 15 vite te siguruara, pension te plote, kur kane jo me pak se 35 vite sigurimi, pensione invaliditeti, kur jane teresisht te paafte per pune. Keto pensione i perfitojne ata persona qe kane qene te siguruar ne Shqiperi, bazuar ne nje formule: moshe, minus 20 pjesetim per 2, eshte vjetersia e kontributeve per pension invaliditeti te plote. Per vjetersi kontributive me te vogel, proporcionalisht me periudhen e siguruar, jepet pension invaliditeti i reduktuar. Invalideve u jepet nje shtese per femijet qe kane ne ngarkim, prej 5 per qind te pensionit, kur jane nen moshen 18 vjec, apo 25 vjec kur vazhdojne arsimin e larte. Kur humb jeten personi qe ka qene i siguruar ne Shqiperi, perfitojne pension familjar femijet nen moshen 18 vjec, ose 25 vjec kur vazhdojne arsimin e larte, sipas formules se mesiperme. Per invalidet qe kane nevoje per perkujdesje jepet edhe nje shtese ne masen 15 per qind te pensionit.
PROCEDURAT
Me daljen e procedurave te reja, ISSH informon se permes pageses vullnetare emigrantet mund te plotesojne minimumin e nevojshem te percaktuar nga ligji per te pasur perfitime nga skema, duke bere te mundur qe asnje dite pune e tyre te mos humbase. Ne kuader te krijimit te lehtesive per kete kategori punonjesish, ISSH-ja eshte ne dispozicion te cdo emigranti shqiptar qe te verifikoje falas, kundrejt kerkesave te paraqitura nga emigrantet, historikun e tyre kontributiv ne skemen tone, si dhe te jape informacion per plotesimin e periudhave minimale per te perfituar pension.
ARKETIMET
Emigrantet mund te zgjedhin nje nga menyrat per te bere pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore per periudhat e mbetura bosh apo edhe ato ne vijim. Emigrantet mund te autorizojne te afermit e tyre, per te lidhur marreveshje me strukturat e Institutit te Sigurimeve Shoqerore ne nenqarkun ku kane banuar, ku mund te kene te arkivuar dhe vjetersi ne pune nepermjet sigurimit te detyrueshem. Aktualisht, ISSH ka nje kontrate me Banken Amerikane te Shqiperise qe ka filiale ne Greqi. Kjo e fundit ka marre persiper sigurimin vullnetar te shtetasve shqiptare, duke u krijuar atyre te gjitha lehtesite e ketij sigurimi. Kjo banke ka marre persiper t'u jape informacion te interesuarve per sigurimin vullnetar, te lidhe marreveshje ne emer te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, duke vepruar ne perputhje me aktet ligjore dhe nenligjore qe veprojne ne kete fushe. Per personin e interesuar per sigurimin vullnetar, si dokument identifikimi ne mungese te certifikates personale te lindjes apo te pasaportes, mund te pranohet dhe dokumenti i leshuar nga autoritetet shteterore greke, i konfirmuar nga konsullata shqiptare ne Athine.
KATEGORITE PERFITUESE
Duke pasur parasysh se shtetasit shqiptare qe jetojne dhe punojne jashte shtetit, si dhe jane ne moshe relativisht te re, pikerisht per te mos humbur keto vite dhe per te marre me pas perfitimet me mbushjen e kritereve te nevojshme, keta te fundit duhet te paguajne kontributet e sigurimeve shoqerore. Sipas specialisteve te ISSH-se, per te perfituar nje pension te plote, kushtet kryesore jane nje moshe qe ne vitin 2012 do jete 65 vjec dhe vjetersi ne pune 35 vite. Po ketu, perfshihet edhe periudha e sherbimit ushtarak per burra dhe koha e studimeve universitare per grate. Per perfitimin e nje pensioni te pjesshem, aktualisht kerkohen 15 vite sigurimi. "Aktualisht, ka shume shtetas qe kane nen 15 vite sigurimi, psh. mund te kene 12, 13 apo 14 vite. Ne keto kushte, keto vite sigurimi nuk i vlejne mbasi nuk perfiton asnje lloj perfitimi. Ne rast se plotesimin e periudhes prej 15 vitesh do ta bente me sigurim vullnetar, atehere ky do te perfitonte nje pension te pjesshem. Po keshtu, ne te njejten menyre nje shtetas qe nuk ka mbushur vjetersine per pension te plote mund te sigurohet per vitet e mbetura per ta marre te plote kete lloj perfitimi", shprehen specialistet e kontributeve ne ISSH. Tashme, duke pasur parasysh edhe fluksin e madh te emigranteve, ka nje rritje te konsiderueshme te personave qe po derdhin kontributet e sigurimeve per te plotesuar periudhat e mbetura bosh.
Shqiptaret, nje e treta ne emigrim
Duke iu referuar statistikave, me se 30 per qind e popullsise shqiptare eshte ne emigracion. Kjo sjell nevojen e vemendjes se "detyruar" dhe pergjegjesine morale dhe institucionale per informimin e emigranteve ne lidhje me perfitimet qe rrjedhin nga pjesemarrja ne skemen e sigurimeve shoqerore shqiptare dhe "ruajtja" e pasurimi i historikut te tyre kontributiv.
Politikat
Sipas specialisteve ne ISSH, skema e sigurimeve shoqerore ne Shqiperi ka rol te rendesishem ne kuader te mbrojtjes sociale. Ne kuader te menaxhimit te ketij sistemi, por edhe te rendesise sociale, ISSH thote se ka nje politike perkujdesjeje per emigrantet, vecanerisht per ate pjese te emigranteve qe ka nje histori kontributive ne Shqiperi.