E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Shpenzimet, Biberaj mashtroi

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, me ane te nje deklarate per shtyp, ka sqaruar zyrtarisht arsyet e kerkeses per zevendesimin e zv/presidentit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Aleksander Biberaj, qe jane shkeljet e renda financiare gjate udhetimeve te tij. "Arsyeja kryesore e ketij zevendesimi vjen per shkak te shkeljeve te renda financiare te udhetimeve qe Biberaj ka bere ne menyre te paautorizuar, ne emer te Kuvendit dhe qe nuk kane te bejne me pjesemarrjen e rregullt te delegacionit, ne seancat e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes", thuhet ne deklaraten per shtyp te Topallit, duke shtuar se udhetimet duhet te ishin miratuar nga Parlamenti. Ne kete deklarate, kryeparlamentarja Topalli nuk nguron ta konsideroj kete veprim te deputetit Biberaj si unik, i cili nuk ka ndodhur me pare nga perfaqesuesit e delegacionit shqiptare ne asamblene parlamentare te KE-se. Nisur me kete arsye, kryeparlamentarja Topalli ka bere publike per mediat edhe faksimilet e agjencise se udhetimit, e cila i kerkon Kuvendit te shlyeje detyrimet e disa udhetimeve te bera ne menyre te paautorizuar te zv/presidentit te Asamblese se Keshillit te Evropes, Aleksander Biberaj. Po keshtu ne lidhje me akuzen e deputetit Biberajt se, shkarkimi i tij nuk eshte hedhur ne votim ne Parlament, deklarata per shtyp e ardhur nga Kuvendi, thekson se kryeparlamentja Topalli eshte konsultuar per kete shkarkim edhe me kryetarin e grupit parlamentare te PD-se, Astrit Patozin. "Kuvendi sqaron se kryetarja e Kuvendit, pasi eshte konsultuar me kryetarin e grupit parlamentar te Partise Demokratike, sic e parashikon edhe Neni 7, pika 3 e Rregullores se Kuvendit, i ka derguar leter Keshillit te Evropes per zevendesimin e Aleksander Biberajt, me nje deputet tjeter", theksohet ne njoftimin per shtyp. Po keshtu ne kete njoftim, theksohet se kryetarja e Kuvendit ka mbeshtetur vazhdimisht dhe ka miratuar pjesemarrjen e delegacionit, perfshi ketu edhe Biberaj, ne cdo sesion parlamentar te KE, ne respekt te ketij institucioni. Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›