E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët, protesta në Europë kundër ksenofobisë

“Një ditë pa emigrantë” është iniciativa me e fundit që vihet në jetë në Francë, falë faqeve të internetit. Rreth 70 mijë njerëz i janë bashkuar iniciativës duke refuzuar që ditën e sotme të shkojnë në punë. Në Greqi në një iniciative të ngjashme përmes Facebook-ut janë mbi 6 mijë anëtarë. Motoja në vendin fqinj është “Nuk shpenzojmë asnjë euro për 24 ore. Nuk blejmë asgjë ne datën 1 Mars” ne shenje proteste dhe rezistence ndaj racizmit dhe ksenofobisë si dhe ndaj izolimit te emigranteve qe jetojnë dhe punojnë ne mënyre paqësore ne shtetin grek.

Protesta të ngjashme mbahen dhe në gjermani Itali, Spanjë e Belgjikë ku janë përkthyer në tubime paqësore para bashkive të qyteteve ndërmjet orës 12:00 dhe 14:00. Qëllimi i iniciativës është që evropianet të kuptojnë cfare do te thotë te jetojnë qofte edhe një dite pa emigrantet e tyre si dhe të vlerësojnë rolin që ata luajnë për ndërtimin e mirëqenies e se shtypja e te drejtave te tyre dëmton dhe fyen shoqëritë perendimore.

Organizimi i një dite të tillë merr shkas nga një lëvizje e ngjashme që është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara në vitin 2006.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›