Hetimi i zgjedhjeve të 28 qershorit. Sot vendoset për dy nismat e PS-së
Do të përcaktohet sot në orën 13:00 nga Konferenca e Kryetarëve nëse do të shqyrtohen ose jo dy projekt-ligjet e socialistëve për hetimin e zgjedhjeve dhe kur do të do të ndodhë ky shqyrtim. Një ditë më parë kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, nëpërmjet një letre të hapur drejtuar liderit socialsit Edi Rama e informon për mbledhjen e së martës dhe i kërkon këtij të fundit të sjellë në të kryetarin e grupit parlamemtar të kësaj force. “Do të dëshiroja dhe pjesmarrjen e kryetarit të Grupit parlamenta Socialist “ shkrun Topalli në letrën e saj për shefin e opozitës.
Por per shkak te bojkotit 6 mujor, socialistet ende nuk kane caktuar perfaqesuesit e tyre ne kryesimin e kuvendit, komisionet, delegacionet parlamentare dhe as kryetarin e grupit te tyre.
Por të hënën rikthimi i 64 depuetevë të selisë rozë në sallën e seancave plenare ka marrë pëlqimin e Këshillit të Europës.
Presidenti i Asamblesë Parlamentare Mevlüt Kavushoglu, nëpërmjet një deklarate për mediat e ka velerësuar këtë si një sinjal të rëndësishëm politik. "Unë sinqerisht shpresoj se ky hap nuk do të jetë një ngjarje e izoluar dhe kjo do të shënojë fillimin e një pjesëmarrje të vazhdueshme e të gjitha partive politike në procedurën parlamentare” shprehet e ai.
Kavoshuglu e lidh thyerjen e bojkotit të të majtëve me vizitën e Komitetit Presidencial të KiE një javë më parë.
Delegacioni kishte për qëllim mbështejtjen në zgjidhjen e situatës të acaruar politike dhe ndihmën e ndaj Presidentit Topi në rolin e tij si ndërmjetësues për të vendosur dialogun politik.
Kreu i asamblesë parlamentare u ka bërë thirrje edhe një herë Ramës dhe Berishës të bëjnë përpjekje më të mëdha për të nxitur dhe forcuar këtë dialog.
Elona Gjylmi