E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet, proteste para OSBE ne Athine

Shoqatat e emigranteve shqiptare ne Athine, do te organizojne diten e sotme nje proteste per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, perpara selise ku do te zhvillohet mbledhja e radhes e Asamblese Parlamentare te OSBE-se, ku merr pjese dhe ministri i Jashtem, Meta. Lajmi behet i ditur nga burime prane Partise Socialiste per gazeten "Koha Jone". Protesta e emigranteve shqiptare ne Greqi, do te zhvillohet me moton "Dua te shoh voten time", nje moto kjo e njohur ne protestat e organizuar nga Partia Socialiste dhe aleatet e saj, ne te gjithe Shqiperine. Kjo proteste ka si qellim plotesimin e kerkeses se bere nga opozita shqiptare, per hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Keshtu pra, pika e nisjes se protestes do te jete rreth ores 17:00 ne sheshin e stacioneve te autobuseve, ne kryeqytetin e shtetit helen. Pas mbledhjes se protestuesve ne shesh, emigrantet shqiptare do t'i drejtohen selise ku zhvillohet mbledhja e Asamblese Parlamentare te OSBE-se, per te protestuar per hapjen e kutive. Ne te njejten kohe qe do te zhvillohet protesta, do te zhvillohet edhe takimi i ministrave te Jashtem te vendeve te OSBE-se. Ne kete takim do te jete perfaqesues edhe vendi yne me ministrin e Jashtem, Ilir Meta, njeheresh zevendeskryeminister i Shqiperise. Gjate protestes priten te jene te pranishem perfaqesues te Partise Socialiste, ndonese nuk eshte konfirmuar zyrtarisht pjesemarrja e tyre. Pritet qe protestuesve t'u bashkohen edhe anetaret greke te PASOKU-t, te cilet do t'i kthejne "reston" anetareve shqiptare, per ndihmen e dhene nga socialistet ne zgjedhjet e fundit parlamentare ne Greqi. Me zhvillimin e protestes ne shtetin fqinj, protestat e opozites per hapjen e kutive hyjne ne nje stad te ri, ku tashme gjithcka eshte nderkombetarizuar, duke protestuar jo vetem ne vendin tone, por edhe ne shtetet ku banojne shume emigrante shqiptare. D.Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›