Falja e te denuarve, kerkohet ndryshimi i ligjit
Tirane-Ligji per faljen e te denuarve pritet te ndryshoje. Avokati i Popullit Ermir Dobjani, ne nje rekomandim drejtuar kryeministrit dhe ministrit te Drejtesise, sqaron te gjitha arsyet se pse ky ligj nuk perputhet me me ndryshimet aktuale. I pyetur per kete problem, shefi i Kabinetit te Avokatit te Popullit, Artur Lazebeu, sqaroi se "ky ligj kerkon riperteritje ligjore, sepse kemi te bejme me nje ligj qe i takon qeverise se Mehmet Shehut te vitit 1981". Sipas tij, miratimi i nje ligji te ri bashkekohor, do te ishte nje hap i rendesishem, sidomos per te siguruar transparencen e duhur nga autoritetet perkatese, per te mos i lene vend edhe komenteve abuzive te perdorura vitet e fundit. Prane institucionit te Avokatit te Popullit, vitin e fundit jane shtuar shume kerkesat per falje nga te burgosurit qe vuajne denimin per vepra te ndryshme penale ne burgjet shqiptare. Objekti i ketyre kerkesave eshte qe institucioni i Avokatit te Popullit, te beje propozim per secilin prej tyre prane Presidences, per faljen e pjesshme apo te plote, te pjeses se mbetur nga denimi i tyre. Sipas Avokatit te Popullit, duke shqyrtuar ligjin nr.6299, date 27.03.1981 "Per Faljen", ndryshuar me ligjin Nr. 7682, date 09.03.1993, rezulton se ky eshte nje ligj i vjetruar ne kohe. Me konkretisht, neni 5 i po ketij ligji "Per denimet me vdekje", eshte shfuqizuar automatikisht pasi vendi yne e ka hequr kete denim. "Ky ligj gjithsej me vetem 5 nene, nuk permban shume elemente thelbesore, qe duhet te kete nje ligj i rendesishem per legjislacionin shqiptar", u shpreh Lazebeu. Ne asnje prej neneve te ketij ligji, nuk percaktohen kriteret qe duhet te plotesoje cdo i denuar per te pasur te drejten e faljes, sic mund te jene lloji i vepres penale, mosha, gjinia, gjendja shendetesore, familjare, etj.
Rekomandimet e Avokatit te Popullit
Subjektet qe kane te drejte te bejne propozimin per faljen e te denuarve, te percaktohen konkretisht dhe shprehimisht, duke pasur parasysh ato autoritete te cilat jane me afer halleve te popullit dhe qe njohin me nga afer gjendjen ekonomiko-shoqerore te te denuarve, apo familjeve te tyre. Sipas Avokatit te Popullit, strukturat institucionale aktuale nuk jane me ato te vitit 1981. Konkretisht ne nenin 2 te ligjit nr 6299, date 27.03.1981, percaktohen ne menyre te pergjithesuar organet qe kane te drejte te bejne propozim per falje, qe jane: "Keshilli i Ministrave, ministrite dhe institucionet e tjera qendrore, organet qendrore te organizatave shoqerore, organet e pushtetit lokal, gjykatat, prokurorite, organet e rendit dhe organizatat shoqerore". Sipas Lazebeut, atehere ka pasur keshilla popullore te rrethit, sot ka komuna, bashki. Ndaj ky ligj duhet pershtatur me vete strukturen institucionale dhe organizative shteterore. Avokati i Popullit rekomandon se ata qe duhet te propozojne sot, jane kryetaret e bashkive dhe komunave, ku ka vendbanimin i denuari, deputeti i zones elektorale, Avokati i Popullit, organizatat joqeveritare ne mbrojtje te te drejtave te njeriut, qe ushtrojne aktivitet human dhe jofitimprures, sherbimi i proves, etj. Pra ky nen ka krijuar konfuzion dhe ka lene vend per interpretim, ne rastet kur jane bere propozime.
Nga ana tjeter, ndryshimi i ketij ligji do te rregullonte edhe marredheniet me Presidentin, tha Shefi i Kabinetit te Avokatit te Popullit, Artur Lazebeu. Per sa i takon procedures se shqyrtimit, duhet te jete e percaktuar shprehimisht ne ligj dhe me pas njoftimi zyrtar qe institucioni i Presidences, duhet te jape per miratimin ose jo te faljes. Aktualisht pas pergatitjes se materialit nga ana e zyres perkatese ne institucionin e Presidences, eshte zgjedhje e kreut te Shtetit se kur dhe si e ushtron kete te drejte. "Kjo ndoshta krijon nje vonese ne pergjigjen zyrtare qe ky institucion duhet te jape per miratim ose jo te propozimit",-tha Lazebeu. Ne mendojme, shtoi ai, qe te vendoset nje afat kohor i arsyeshem per dhenien e nje pergjigje, qe mund te jete jo me shume se gjashte muaj nga data e aplikimit. Ky afat mendojme se eshte me se i mjaftueshem edhe per shqyrtimin e kerkesave per informacione shtese qe mund te kerkoje institucioni i Presidences nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, per dinamiken dhe sjelljen e cdo te denuari ne vendin e vuajtjes se denimit, apo nga institucione te tjera, sqaroi Shefi i Kabinetit te Avokatit te Popullit. Nepermjet ketij propozimi, Avokati i Popullit, synon hartimin e nje ligji bashkekohor, qe te plotesoje gjithe standardet e kerkuara.
Rekomandimi
Avokati i Popullit, ka hartuar rekomandimet e tij per ndryshimin e ligjit te faljes se te denuarve. Ky rekomandim i eshte drejtuar Kryeministrise dhe Ministrise se Drejtesise. Avokati i Popullit ofron bashkepunim ne hartimin e draftit te tij, me qellim plotesimin e standardeve te kerkuara.
Arsyet
Shefi i Kabinetit te Avokatit te Popullit, Artur Lazebeu, sqaroi se "ky ligj kerkon riperteritje ligjore, sepse kemi te bejme me nje ligj qe i takon qeverise se Mehmet Shehut te vitit 1981". Miratimi i nje ligji te ri bashkekohor, do te ishte nje hap i rendesishem sidomos per te siguruar transparencen e duhur nga autoritetet perkatese.
Kriteret dhe dokumentacioni i te denuarit
Per sa i perket kritereve qe duhet te plotesoje nje i denuar per te pasur te drejten e faljes pjeserisht apo teresisht, Avokati i Popullit mendon se vec llojit te vepres penale, per faljen e nje te denuari, duhen pasur parasysh edhe profili i tij personal, si koha dhe menyra e kryerjes se vepres, mosha, gjendja shendetesore e tij, koha e mbetur e denimit, gjinia e tij, marredheniet me te demtuarin ose familjen e tij, sjellja e tij ne vendin e vuajtjes se denimit, rrethanat familjare, integrimi i tij, etj. Avokati i Popullit parashtron edhe dokumentacionin, qe duhet te plotesoje organi i cili ka te drejten e propozimit te faljes. Ky dokumentacion duhet te permbaje kerkesen e te denuarit ose familjareve te tij, certifikate personale, e cila percakton identitetin e tij, certifikaten familjare, e cila percakton numrin e personave te familjes, dhe gjendjen e tyre ekonomike, vendimin e gjykates se formes se prere, deshmine e penalitetit dhe ne fund t'i bashkengjitet propozimi, qe behet nga autoriteti i percaktuar me ligj.