E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrimi per pune ne Itali, kriteret dhe procedurat e aplikimit



Anilejda Shëmbitraku

Italia ofron 4500 vende pune për shqiptarët. Gazeta “Albania” zbardh Dekretin e Flukseve 2011. Të gjitha mundësitë e punësimit për shqiptarët. Ashtu si dhe në vitet e kaluara, sigurimi i një kuote do të jetë përsëri një garë shpejtësie dhe fati, dhe vetëm 98 080 kërkesat e para që do të mbërrijnë në “trurin” e Ministrisë së Brendshme do të shndërrohen në leje qëndrimi. Për shqiptarët do të jetë e rëndësishme të arrihet ndër 4500 të parët.

Kategoritë
Procedura për paraqitjen e kërkesave është e ndarë në tri kategori. Për punonjësit e të gjithë sektorëve të punës së varur (bëjnë pjesë edhe bashkëpunëtorët familjarë) që vijnë nga vende që kanë lidhur marrëveshje dypalëshe me Italinë dhe kanë kuota të rezervuara, kërkesat mund të paraqiten duke filluar nga ora 08:00 e ditës së 31-të pas datës së botimit të dekretit në Gazetën Zyrtare. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe punonjësit që vijnë nga Shqipëria. Për të bërë një shembull: nëse dekreti botohet më 31 dhjetor në Gazetën Zyrtare, kërkesat e shqiptarëve duhet të paraqiten nga ora 08:00 e 31 janarit 2011. Për bashkëpunëtorët familjarë që vijnë nga vende që nuk bëjnë pjesë në listën e vendeve që kanë nënshkruar marrëveshje me Italinë, kërkesat do të fillojnë të paraqiten nga ora 08:00 e ditës së 33-të pas botimit në Gazetën Zyrtare. Për të gjitha kategoritë e tjera të punonjësve, kërkesat do të mund të paraqiten nga ora 08:00 e ditës së 34-rt pas botimit në Gazetën Zyrtare. Në këtë ditë duhet të paraqiten edhe kërkesat e konvertimit të leje- qëndrimeve për studime, për stazh dhe/ose formim profesional, për punë sezonale në leje-qëndrime për punë të varur dhe të leje-qëndrime CE për qëndrues afatgjatë.

Procedura
Edhe këtë herë punëdhënësit mund ta paraqesin kërkesën vetëm nëpërmjet Internetit dhe prenotimet mund të bëhen derisa të ketë vende, duke u renditur sipas kohës së paraqitjes së kërkesës. Pra, një i ashtuquajtur “click day”, në program, në shkurt të vitit 2011, kur edhe njëherë do të fitojnë më të shpejtët dhe ata më me fat, duke lënë jashtë pjesën më të madhe të ndërmarrjeve dhe familjeve që do të marrin pjesë në këtë garë. Qeveria italiane nuk do ta pohojë kurrë, por ky është një lëshim i vogël, i pamjaftueshëm, ndaj atyre që kërkonin një pajisje të përgjithshme me dokumente qëndrimi. Edhe pse mes mijëra vështirësive, kush ndodhet në Itali pa leje qëndrimi dhe ka një kërkesë për punësim që hyn në kuotën e flukseve, mund të kthehet në atdhe dhe të vijë sërish në Itali i pajisur me një vizë të rregullt për punë.

Koha e dorëzimit
Kërkesat do të dorëzohen 15 ditë pas daljes së dekretit në Gazetën Zyrtare.

1- Duke nisur 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, për kërkesat e bëra nga punonjësit e vendeve që kanë nënshkruar marrëveshje të veçanta bashkëpunimi në fushën e migrimit legal.

2- Duke nisur 18 ditë pas botimit të dekretit në Gazetën Zyrtare, për kërkesat e bëra nga punëtorët shtëpiakë dhe ata që janë për asistentë të të moshuarve apo personave të paaftë.

3- Duke nisur 21 ditë pas publikimit të dekretit në Gazetën Zyrtare, për të gjitha kërkesat e punëtorëve që përfshihen në kategoritë e tjera, përjashtuar të mësipërmet.

Dekreti 2011
Të rejat dhe mundësitë që përcillen

Krahasuar me vitet e mëparshme, këtë vit Italia nuk është treguar shumë “zemërgjerë” me pranimet që do të bëjë. Janë vetëm 80 mijë kuota; nga këto, 30 mijë vende do të jenë të rezervuara për kujdestarët dhe muratorët, ndërsa 50 mijë vende pune do të jenë të rezervuara për të gjitha kategoritë e tjera. Një tjetër ndryshim është ai i kthimit të lejeve të punësimit në leje qëndrimi. Do të bëhen rreth 6 mijë transferime të tilla. Edhe këtë vit e gjithë procedura do të jetë online. Ajo që është quajtur “click day” ose dita e aplikimit do të nisë më shkurt të 2011-s. Dekreti i ri ka fituar dhe pëlqimin e shoqërive të ndryshme. “Është, pa diskutim, një ide shumë e mirë”, - ka deklaruar për median italiane presidenti i një shoqërie shumë të madhe prodhimi në Itali. Sipas tij, ky dekret tregon domosdoshmërinë e emigrantëve për zhvillimin e vendit.

KUOTAT
Ndarja sipas vendeve

Shqipëria - 4500
Algjeria - 1000
Bangladeshi - 2400
Egjipti - 8000
Filipinet - 4000
Gana - 2000
Maroku - 4500
Moldavia - 5200
Nigeria - 1500
Pakistani - 1000
Senegali - 2000
Somalia - 80
Sri Lanka – 3500
Tunizia - 4000
India - 1800
Perùja - 1800
Ukraina - 1800
Nigeri- 1000
Gambia- 1000
Vende të tjera - 1000

27 Dhjetor 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›